Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesshme
Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor, për lëndë si më poshtë:
- Diversiteti kulturor dhe fetar në media. Niveli Master. Viti I.
- Redaktim në media. Niveli Bachelor. Viti II
- Kurs special 2. Viti I. Sem II
Lënda: Diversiteti kulturor dhe fetar në media.
a). Kritere të përgjithshme:
- Diplomë e studimeve universitare në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
- Titulli doktor i shkencave në gazetari apo shkenca komunikimi
- Nota mesatare e studimeve universitare mbi 8.
- Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë përvojë në mësimdhënie
- Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
- Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionion e kohës.
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor
Lënda: “Redaktim në media”
a). Kritere të përgjithshme:
- Diplomë e studimeve universitare në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
- Titulli doktor i shkencave në gazetari apo shkenca komunikimi
- Nota mesatare e studimeve universitare mbi 8.
- Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë përvojë në pune mbi 5 vjet si gazetar në media.
- Të ketë përvojë pune si menaxher informacioni në media mbi 5 vjet
- Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
- Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionin e kohës.
- Të ketë aftësi për të redaktuar produktet mediatike.
Lënda: Kurs special 2. Viti I. Sem II
a). Kritere të përgjithshme:
- Diplomë e studimeve universitare në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
- Titulli doktor i shkencave në gazetari, shkenca komunikimi dhe drejtime të shkencave humane si Sociologji, Albanologji, Filozofi.
- Nota mesatare e studimeve universitare mbi 8.
- Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë përvojë në pune mbi 5 vjet si gazetar në media.
- Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
- Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionin e kohës.
- Të ketë aftësi për të transmetuar përvojën e krijuar gjatë punës si gazetar për studentët e gazetarisë dhe komunikimit
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Tituj ose grada shkencore (të noterizuara);
- Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr;
- Fotokopje të mjetit të identifikimit;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop;
- Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laborantes së departamentit.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 03. 10.2018-08.10.2018