Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesëshme nga kategoria asistent lektor
Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesëshme nga kategoria asistent lektor, për lëndën si më poshtë:
Meqenëse në konkursin e datës 18.10.2019 të organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit nuk u paraqit asnjë kandidaturë, dhe, edhe pas thirrjes së dytë për konkursin e datës 25.10. 2019 nuk u paraqit sërish asnjë kandidaturë rihapin konkursin për lëndën: Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.
- Lënda: Dizajnimi i PR dhe Marketing. Niveli Master. Viti II.
a). Kritere të përgjithshme:
- Diplomë e studimeve universitare në Informatikë, Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
- Të ketë përvojë pune në agjenci PR-i apo marketingu Tëzotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
- Aftësi për të punuar në grup,komunikues dhe te punojë nën presionion e kohës.
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Tituj ose grada shkencore (të noterizuara)
- Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.
- Fotokopje të mjetit të identifikimit
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , ëorkshop
- Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës
- Dëshmi penaliteti
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
- Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laborantes së departamentit.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Afati i dorëzimit së dokumentacionit është me datë, 26.11.2019, ora 12.00