Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit vende vakante për personel akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2021-2022


Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për personel akademik me kohë të pjesshme, te kategorisë “Asistent- Lektor” për vitin akademik 2021-2022, si dhe “Asistent- Lektor” për asistencë teknologjike, për lëndët si më poshtë:

Niveli – Bachelor

  • Gazetaria e axhencisë. Viti I.
  • Multimedia dhe montazhi në televizion. Viti II
  • Bazat e semiotikës. Viti I.
  • Fushatat e komunikimit dhe Gazetaria e axhencisë, Viti I,

 

  • Lënda: Gazetaria e axhencisë. Viti I.

a).  Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi, të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE;
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b).  Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në agjencitë e informacionit;
  2. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të punuar në grup, janë komunikues dhe punojnë nën presionion e kohës;
  3. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor;

  • Lënda: Multimedia dhe montazhi në televizion. Viti II

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e inxinierisë elektronike ose teknologji komunikimi dhe informacioni, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, në media në profilin e teknologjive të komunikimit dhe informacionit;
  2. Preferohen aplikantët me eksperiencë pedagogjike në mësimdhënie;
  3. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të punuar në grup,komunikues dhe te punojë nën presionion e kohës;
  4. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor;

Lënda: Bazat e semiotikës. Viti I.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, ose në degën gjuhë-letërsi, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohet të ketë fituar gradën shkencore “Doktor”, me profil gazetari – komunikim ose gjuhë-letërsi;
  2. Preferohen aplikantët që kanë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kërkimore-shkencore, në drejtimet që mbulon lënda;
  3. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të punuar në grup,komunikues dhe te punojë nën presionion e kohës;
  4. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor;

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për personel akademik me kohë të pjesshme, te kategorise “Lektor” dhe “Asistent – Lektor”, për të zhvilluar praktikat mësimore, për lëndët si më poshtë:

 

Niveli –   Master Shkencor

Lënda:  Fushatat e komunikimit, Viti I

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të ketë fituar gradën doktor shkencash, me profil gazetari – komunikim;
  4. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët me eksperiencë pune, jo më pak se 3(tre) vite në mësimdhënie;
  2. Preferohen aplikantët që kanë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kërkimore-shkencore në fushën përkatëse;
  3. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të punuar në grup, janë,komunikues dhe të punojnë nën presionion e kohës;
  4. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor;

Niveli –   Master Profesional

  • Teknikat e raportimit në gazetarinë investigative
  • Etika në gazetarinë investigative dhe e mira publike
  • Praktikë produksioni: Platformat. Gjinitë e raportimit investigativ dhe formatet multimediale online
  • Investigimi i ekonomisë informale dhe krimi financiar
  • Gazetaria investigative interaktive në ËEB
  • Investigimi përmes Big Data dhe kodimi
  • Pushteti gjyqësor dhe krimi
  • Teknikat e raportimit në gazetarinë investigative

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë përvojë pune, jo më pak se 10 (dhjetë) vite, në media në fushën e gazetarisë investigative;
  2. Preferohen aplikantët që kanë njohuri të teknikave dhe gjinive të gazetarisë investigative;
  3. Preferohen aplikantët që kanë fituar cmime ndërkombëtare në fushën e gazetarisë investigative;

  • Lënda: Etika në gazetarinë investigative dhe e mira publike

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë përvojë pune, jo më pak se 10 (dhjetë) vite, në media në fushën e gazetarisë investigative;
  2. Preferohen aplikantët që kanë punuar në institucione mediatike si ekspert i etikës së mediave;
  3. Preferohen aplikantët që kanë studime në fushën e etikës;

  • Lënda: Praktikë produksioni: Platformat, Gjinitë e Raportimit Investigativ dhe Formatet Multimediale Online;

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të nivelit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave ose diploma ekuivalente me to ( DIND), në degën gazetari – komunikim, në universitetet publike të vendit ose në universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune, jo më pak se 10 (dhjetë) vite, në media në fushën e gazetarisë investigative;
  2. Preferohen aplikantët që njohin teknologjinë dhe formatet multimediale;
  3. Preferohen aplikantët që kanë studime në këtë fushë;

  • Lënda: Investigimi i ekonomisë informale dhe krimi financiar

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit ose në ekonomi-financë, në universitetet publike të vendit, ose në universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

  b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, në media në fushën e gazetarisë investigative ekonomike;
  2. Preferohen aplikantët që njohin  teknologjinë dhe formatet multimediale;
  3. Preferohen aplikantët që kanë studime në këtë fushë;

  • Lënda: Gazetaria investigative interaktive në WEB

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune, jo më pak se 10 (dhjetë) vite, në media në fushën e gazetarisë investigative;
  • Preferohen aplikantët që njohin teknologjinë dhe formatet multimediale;
  • Preferohen aplikantët që kanë studime në këtë fushë;

  • Lënda: Investigimi përmes Big Data dhe kodimi

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, drejtësi, teknologji-komunikimi, ose financë, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma   të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata:

       b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, në fushën e kërkimit të dhënave dhe të gazetarisë investigative të të dhënave;
  2. Preferohen aplikantët që njohin teknologjinë dhe formatet multimediale;
  3. Preferohen aplikantët që kanë studime në këtë fushë;

  • Lënda: Pushteti gjyqësor dhe krimi

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, drejtësi apo fusha të përafërta, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune, jo më pak se 10 (dhjetë) vite, në media në fushën e raportimit të krimit dhe gjykatave;
  2. Preferohen aplikantët që njohin teknologjitë dhe formatet multimediale;
  3. Preferohen aplikantët që kanë studime në këtë fushë;

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Fotokopje të mjetit të identifikimit;
  4. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  6. Kopje të titujve/gradave shkencore nëse aplikanti ka (të noterizuara);
  7. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  8. Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr;
  9. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop;
  10. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim;
  11. Librezë shëndetësore, që lëshohet nga Qendra Shëndetësore:
  12. Leje e lëshuar nga punëdhenesi (nëse është i punësuar);

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laborantes së departamentit, në orarin 09.00 -14.00, 23.09.2021- 30.09.2021. Përzgjedhja e kandidatëve  fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Afati i aplikimeve nga 23.09.2021- 30.09.2021

 

 

Shpërnda lajmin: