01.04.2026

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit: U mbajt edicioni i parë i “Festivalit të Gazetarisë”


Përgjatë dy ditëve, më dt. 30 dhe 31 Mars 2026, u mbajt edicioni i parë i “Festivalit të Gazetarisë”, organizuar nga Qendra “5 pyetjet” me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit dhe partnerë të tjerë.

Në këtë event maratonë, ku ishin ftuar për diskutim me dhjetëra gazetarë dhe drejtues të mediave, moderatorë, profesorë të Gazetarisë dhe Komunikimit, ekspertë të teknologjisë, gazetarë freelance, studentë të fushës së medias etj., Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit prezantoi përballë kësaj audience botimin e tij më të fundit: Statusi socioprofesional i gazetarit dhe praktikat e gazetarisë në epokën e teknologjive dixhitale dhe mediave të reja”. Ky botim, i realizuar nën drejtimin shkencor të Akademik Artan Fugës dhe Prof. Dr. Mark Marku, u prezantua nga akademiku i njohur Prof. Fuga dhe Drejtuesi i Departamentit Prof. Asoc. Elvin Luku.

Ndërkaq, në ditën e dytë pedagogë të Departamentit të Gazetarisë u angazhuan edhe në panele diskutimi në tematika mbi dezinformimin, zhvillimin teknologjik dhe rëndësinë për krijimin e mundesive për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve brenda redaksive.

“Festivali i Gazetarisë” u përmbyll me dhënien e certifikatave të trajnimit dhe pjesëmarrjeve për studentët e Departamentit te Gazetarisë dhe Komunikimit, të cilët ndoqën përgjatë dy ditëve aktivitetin.

Për Festivalin e plotë klikoni videot e mëposhtme:

 


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara