Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon të punësojë staf akademik me kohë të pjesshme si asistent lektor
Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor, për lëndë si më poshtë:
- Prehistoria dhe protohistoria e Shqipërisë
- Sitet arkeologjike në Shqipëri
- Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore
- Konservimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore
- Histori Arti
- Hyrje në Trashëgimi Kulturore
- Trashëgimia kulturore jomateriale
Lëndët: Prehistoria dhe protohistoria e Shqipërisë dhe Sitet arkeologjike në Shqipëri.
a). Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e Historisë, Arkeologjisë, në FHF, në UT.
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
- Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë përvojë në mësimdhënie
- Të ketë mbrojtur temë nga fusha e prehistorisë shqiptare
- Të ketë kryer studime në fushën e prehistorisë Shqiptare
- Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionion e kohës.
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare me tema historike.
Lënda: “Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore”
a). Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e historisë/arkitekturë/urbanistikë/juridik.
2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë diplomë juridike;
- Të ketë përvojë pune në institucionet e Trashëgimisë Kulturore.
- Të ketë përvojë të dokumentuar në administrimin e pasurisë kulturore
- Aftësi komunikuese.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie.
Lënda: Konservimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore
a). Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Arkeologji, Trashëgimi Kulturore, Histori Arti (Pikturë, Skulpturë);
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5;
- Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë përvojë në mësimdhënie
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare
- Të ketë jo më pak se katër vite përvojë në fushën e konservimit
- Të ketë aftësi komunikuese për të punuar në grup
- Të ketë kualifikime profesionale që lidhen me Konservimin objekteve të Trashëgimisë Kulturore (Veprave të Artit, objekteve Arkeologjike)
Lënda: Histori arti
a). Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Trashëgimi Kulturore, Histori Arti (Pikturë, Skulpturë);
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
- Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b). Kritere te veçanta:
- Të ketë aftësi komunikuese.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie.
- Të ketë botuar në çështje që lidhen me historinë e artit shqiptar.
Lënda: Hyrje në Trashëgimi Kulturore
a) Kritere të përgjithshme
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në si Arkeologji, Trashëgimi Kulturore, Histori Arti;
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8,5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkenor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të, nota mesatare duhet të jetë mbi 8.5.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës prerë nga Gjykata.
b) Kritere të veçanta
- Të ketë përvojë në studimin dhe administrimin e elementeve të veçantë të Trashëgimisë Kulturore;
- Pjesëmarrje në konferenca shkencore mbi çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore. (materiale dhe jomateriale)
- Të ketë aftësi komunikuese.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie.
Lënda: Trashëgimia kulturore jomateriale
a) Kritere të përgjithshme
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në fushat e Trashëgimisë Kulturore, Arkeologji, Etnologji;
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8,5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkenor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të, nota mesatare duhet të jetë mbi 8.5.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës prerë nga Gjykata.
b) Kritere të veçanta
- Të ketë botuar në çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore.
- Pjesëmarrje në konferenca shkencore mbi çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore (materiale dhe jomateriale).
- Të ketë aftësi komunikuese.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Vërtetim nga qendra e punës ku punon;
- Fotokopje e pasaportës apo kartës së identitetit;
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare, workshop;
- Të paktën dy refenca nga profesor të fakultetit përkatës;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laboranteve të departamenteve.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Afati i dorëzimit së dokumentacionit për lëndët Prehistoria dhe protohistoria e Shqipërisë, Sitet arkeologjike në Shqipëri dhe Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore është nga data 27.09.2018-05.10.2018 ndërsa për lëndët Konservimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore, Histori Arti, Hyrje në Trashëgimi Kulturore dhe Trashëgimia kulturore jomateriale është nga data 05.10.2018-12.10.2018.