Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon staf akademik me kohë të pjesshme (asistent lektor)

Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon staf akademik me kohë të pjesshme (asistent lektor) për lëndët si më poshtë:

Lënda: “Hyrje në Arkeologji”:

a) Kritere të përgjithshme:

  • Të ketë zotësi për të vepruar;
  • Të jenë diplomuar në Master Shkencor në Degën Arkeologji;
  • Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 9 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
  • të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore largimit nga puna;

b) Kritere te veçanta:

  • Preferohen kandidatët të cilët kanë kryer studime në fushën e Arkeologjisë;
  • Të ketë përvojë në fushën e gërmimeve intensive arkeologjike së paku 3 vjet;
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;
  • Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.

Lënda: “Sitet arkeologjike shqiptare”:

  1. Kritere të përgjithshme:
  • Të ketë zotësi për të vepruar;
  • Të jenë diplomuar në Master Shkencor në Degën Arkeologji;
  • Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 9 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore largimit nga puna;

b) Kritere te veçanta:

  • Preferohen kandidatët të cilët kanë kryer studime në fushën e Arkeologjisë;
  • Të ketë eksperiencë terreni që vërteton njohje të siteve arkeologjike shqiptare.
  • Të ketë përvojë në fushën e gërmimeve intensive arkeologjike së paku 3 vjet;
  • Të ketë eksperiencë pune në projekte terreni me student.
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;
  • Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare, workshope, etj.;
  6. Të paktën dy refenca nga profesorë të fushës përkatëse;
  7. Dëshmi penaliteti;
  8. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);

Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Dosjet do të dorëzohen pranë laborantes së Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 27/10/2020 – 02/11/2020

 

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *