Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon staf akademik me kohë të pjesshme
Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore kërkon staf akademik me kohë të pjesshme (kategoria lektor dhe asistent lektor) për lëndët si më poshtë:
- Arkeologjia e Antikitetit të vonë dhe Mesjetës;
- Historia e Shqipërisë: Lashtësia;
- Shkrim akademik;
- Arkeobotanika;
- Arkeologjia Klasike;
- Hyrje në Historinë e Antikitetit.
Lëndët: “Arkeologjia e Antikitetit të vonë dhe Mesjetës”; “Historia e Shqipërisë: Lashtësia”; “Shkrim Akademik”.
a) Kritere të përgjithshme:
- Të ketë gradën “Doktor” në arkeologji me drejtimin: Arkeologjia e Antikitetit të vonë ose Mesjetës.
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
- Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b) Kritere te veçanta:
- Të ketë përvojë në mësimdhënie;
- Të ketë kryer studime dhe botime në fushën e Antikitetit të vonë dhe/ose Mesjetës;
- Të ketë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare me tema historike.
Lënda: “Arkeobotanika”
a) Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën Biologji, apo nën-degë të saj;
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b) Kritere te veçanta:
- Të ketë kryer studime me natyrë biologjike dhe/apo mjedisore;
- Të ketë përvojë në mësimdhënie;
- Të ketë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.
Lëndët: “Arkeologjia Klasike”; “Hyrje në Historinë e Antikitetit”
a) Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën Arkeologji, ose Histori;
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
b) Kritere te veçanta:
- Të ketë kryer studime në fushën e Arkeologjisë klasike;
- Të ketë përvojë në mësimdhënie;
- Të ketë aftësi për të punuar në grup, të jetë komunikues(e) dhe të ketë aftësi për të punuar nën presionion e kohës;
- Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare, workshope, etj.;
- Të paktën dy refenca nga profesorë të fushës përkatëse;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 19/09/2019 – 29/09/2019