I dashur student i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë!
Të kërkosh një punë është një sipërmarrje e bukur, por edhe e vështirë. Kërkon shumë punë dhe njohuri specifike për tregun brenda të cilit dëshiron të jesh. Kërkimi i punës dhe planifikimi i karrierës nuk duhet të jetë rezultat i rastësisë, por duhet të projektohet dhe strukturohet mbi bazën e një analize të thelluar që ti i bën vetes dhe aftësive që ke.
Patjetër që aftësitë e marra prej ciklit të studimit në bankat e universitetit janë të rëndësishme, por kur del në tregun e punës, fokusi duhet të spostohet në analizën e tregut të punës për degën në të cilën je diplomuar, çfarë figurash profesionale kërkon ky treg dhe cilat kompetenca duhet të vihen në pah.
Këshilla e parë që do të të jap është që të reflektosh mbi interesat dhe pasionet e tua. Mendo se cilat janë ato aktivitete që të përfshijnë plotësisht dhe të bëjnë të ndjehesh i përmbushur?
Fillo të analizosh vlerat e tua profesionale. Për shembull, disa prej jush kërkojnë të rriten profesionalisht, disa të tjerë preferojnë të japin kontribut në shoqëri, disa të tjerë gjykojnë të drejtë rritjen e fitimit financiar. Ajo çfarë dua të të them është se nuk ka vlera profesionale të drejta apo të gabuara, ka projekte në mendjen e gjithsecilit prej jush dhe mbi këtë projekt duhet të reflektosh.
Zyra e Këshillimit të Karrierës pranë Fakultetit, të vjen në ndihmë për të të ndihmuar në këtë reflektim të projektit tënd profesional. Ajo synon të të orientojë në rrugën drejt karrierës, bazuar në procesin tënd studimor dhe në pikat e të forta të personalitetit tënd.
Eshtë një shërbim Career Desk – që do të thotë se ofron një konsulencë e drejtpërdrejtë dhe në çdo kohë, për të ndërtuar në mënyrë të vetëdijshme një CV profesionale, një letër motivimi, përgatitjen për një intervistë pune, kërkimin në mënyrë specifike për oferta aktive në tregun e punës dhe për të të këshilluar se si të prezantohesh më së miri aty, jashtë dyrve të Fakultetit, për të qenë një kandidat ideal.
Zyra e Këshillimit të Karrierës pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë ofron këto shërbime: