Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë


Rregullore "Për organizimin dhe funksionimin e njësive të sigurimit të brendshëm të cilësisë në Universitetin e Tiranës"

Rregullore "Për organizimin dhe funksionimin e komisionit të përhershëm për sigurimin e standardeve të cilësisë në Universitetin e Tiranës"

Paketa e instrumentave të cilësisë

Plani i veprimit për sigurimin e brendshëm të ci!ësisë


Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë përbën një proces të organizuar dhe të vazhdueshëm, i cili synon monitorimin, vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, programeve akademike dhe shërbimeve që ofron Fakulteti. Eshtë një proces që garanton respektimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të standardeve akademike dhe kritereve të brendshme institucionale.

Për zbatimin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në Fakultet është ngritur Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, e cila funksionon në përputhje me Rregulloren e Universitetit të Tiranës për “Organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë në Universitetin e Tiranës”, miratuar me Vendimin nr. 23, datë 27.07.2022, të Senatit Akademik.

Një nga instrumentet më të rëndësishme të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është përdorimi i pyetësorëve të strukturuar, të cilët shërbejnë për mbledhjen e informacionit të drejtpërdrejtë nga studentët lidhur me përvojën e tyre akademike, cilësinë e mësimdhënies dhe shërbimet e ofruara nga Fakulteti.

Për këtë, është ngritur Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, e cila që prej vitit akademik 2021–2022 ka nisur dhe vijon aktivitetin e saj duke aplikuar “Paketat e Instrumenteve të Cilësisë”, të miratuara nga Senati i Universitetit të Tiranës më 23.12.2020.

Zyra, në bashkëpunim më NJSBC-në e Fakultetit koordinon “Pyetësorët”, nëpërmjet sistemit “Microsoft teams” dhe bën shpërndarjen dorazi tek çdo student, ku kryen votimin në mënyrë anonime nëpërmjet një kodi “QR” të tillë: Vlerësimi bazohet në shkallën “Likert”. Përgjigjet e rezultateve përpunohen, shpërndahen në njesinë kryesore dhe ato përbërëse të Fakultetit, vijohet me publikimin në faqen zyrtare dhe më pas dorëzohen në Komisionin e Përhershëm të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë zbatohen dy procese kryesore vlerësimi:

  • vlerësimi i performancës së personelit akademik;
  • vlerësimi i programeve të studimit nga studentët që diplomohen në ciklet Bachelor dhe Master.

Përmes analizës së këtyre vlerësimeve, Fakulteti siguron informacion të besueshëm mbi përvojën akademike të studentëve dhe orienton veprimtarinë institucionale drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në të gjitha nivelet.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara