Departamenti i Letërsisë mirëpret çdo vit qindra studentë që zgjedhin të studiojnë në njërin prej programeve të cikleve studimore që ky departament ofron. Secili është i rëndësishëm për ne, si student, si individ, si qytetar e profesionist i ardhshëm, që na ka besuar formimin e vet. Puna jonë bazohet mbi parime sa bashkëkohore aq edhe humaniste, duke kultivuar te çdo student dashurinë për dijen e kërkimin shkencor, etikën e lartë njerëzore e profesionale, lirinë e fjalës dhe pavarësinë e mendimit, dashurinë për të bukurën dhe nderimin për profesionin.
| Ciklet e Studimit | Emërtimi i Programit | Fokusi & Karriera |
| Cikli I (Bachelor) | Gjuhë – Letërsi | Formim bazë shkencor, gjuhësor, analitik dhe kulturor. |
| Cikli II (Master Shkencor) | Master Shkencor në Letërsi | Kërkim i thelluar akademik, kritikë dhe analiza letrare. |
| Cikli II (Master Profesional) | Mësuesi në Gjuhë – Letërsi | Aftësim praktik e pedagogjik për mësimdhënien e nivelit të lartë. |
| Cikli III (Doktoratë) | Studime të Doktoratës | Kërkim i pavarur dhe kontribut origjinal shkencor. |
Qendra e parë e specializuar e fonetikës eksperimentale në Shqipëri, themeluar në vitin 2006. Aktiviteti përqendrohet në fushat e fonetikës, fonologjisë eksperimentale, fonotaktikës dhe sociofonetikës.