Departamenti i Historisë


Stafi Akademik

PROF. DR. VALENTINA DUKA

Përgjegjës i Departamentit

PROF. DR. ÇLIRIM DURO

PROF. DR. ERMAL BAZE

PROF. DR. EVA TAFILI (HYSKAJ)

PROF. DR. ILIRA SULO

PROF. AS. DR. ANDI PINARI

PROF. AS. DR. ENRIKETA PANDELEJMONI (PAPA)

PROF. AS. DR. ESMIRALDA KOLANECI

PROF. AS. DR. GENTIANA KERA

PROF. AS. DR. JULIANA MARKO

PROF. AS. DR. MELJANA BREGU

DR. ESTELA HOXHA (PALNIKAJ)

DR. MARIN HAXHIMIHALI

MA. ANDI REMBECI


Departamenti i Historisë i ka fillesat e tij që me themelimin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në vitin 1957. Në atë periudhë, ai funksiononte i organizuar në dy katedra: Katedra e Historisë së Shqipërisë dhe Katedra e Historisë së Përgjithshme, të cilat, së bashku me Katedrën e Gjeografisë, përbënin degën Histori–Gjeografi. Në zhvillimin dhe konsolidimin e këtyre katedrave kontribuan ndjeshëm profesorë të shquar, të cilët, përmes një pune shumëvjeçare dhe të përkushtuar, krijuan një traditë të pasur akademike që shërbeu si bazë e rëndësishme për brezat pasardhës të pedagogëve. Ndër ta përmenden Aleks Buda, Todi Dhamo, Mentor Belegu, Drita Mehmeti, Hysni Myzyri etj. Në vitin 1982 u realizua ndarja e degës Histori–Gjeografi në dy degë të veçanta: Histori me elemente të gjeografisë dhe Gjeografi me elemente të historisë.

Ndryshimet politike dhe transformimet social-ekonomike të fillimit të viteve 1990 krijuan kushtet për reformimin e mëtejshëm të strukturës akademike, duke çuar në krijimin e Departamentit të Historisë si njësi më vete. Në këtë kontekst, u zgjeruan ndjeshëm kontaktet me literaturën dhe metodologjitë perëndimore, u intensifikua bashkëpunimi me studiues të huaj dhe u rrit pjesëmarrja e studentëve dhe studiuesve shqiptarë në universitete ndërkombëtare. Paralelisht, u organizuan trajnime, konferenca dhe projekte të përbashkëta kërkimore, të cilat kontribuan në rritjen e cilësisë së formimit dhe në kualifikimin e stafit akademik.

Programet e studimit të ofruara nga Departamenti i Historisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë synojnë të kontribuojnë në rritjen e standardeve demokratike dhe qytetare të shoqërisë, si dhe në përgatitjen e të rinjve për një realitet bashkëkohor, duke i formuar ata si bartës dhe mbrojtës të vlerave kulturore kombëtare. Këto programe janë hartuar dhe përditësuar në përputhje me zhvillimet në arsimin e lartë dhe atë parauniversitar, me reformat institucionale në vend, si dhe me proceset e integrimit evropian. Theksi vihet në harmonizimin me legjislacionin aktual të arsimit të lartë dhe në përshtatjen me kërkesat e tregut të punës për specialistë në fushat që mbulon Departamenti i Historisë.

Programet e studimit në këtë departament kanë karakter shumëdimensional dhe synojnë të përgatisin studentët si për karrierë kërkimore-shkencore, ashtu edhe për angazhime profesionale në institucione publike dhe private. Të diplomuarit mund të punësohen në institucione akademike dhe kërkimore, si Akademia e Shkencave, institucionet e arsimit të lartë, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Arkivi Qendror i Shtetit, si dhe në ministri, bashki dhe organizata të shoqërisë civile. Gjithashtu, ata mund të kontribuojnë në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian dhe donatorë ndërkombëtarë, në kuadër të zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Departamenti i Historisë ofron programe studimi në të tre ciklet:

1-Cikli Parë :

- Bachelor në Histori

- Bachelor në Studime Ndërkombëtare

2-Cikli Dytë :

- Master Shkencor në Histori

- Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare

- Master Profesional në Mësuesi

- Master Profesional në Arkivistikë

3-Cikli Tretë:

Doktoraturë në “ Shkenca Humane, Albanologjike dhe Gjeografi ” :

- Nënfusha - Histori

- Nënfusha - Marrëdhënie Ndërkombëtare

Të diplomuarit në këto programe kanë mundësi të vazhdojnë formimin e tyre akademik në të gjitha ciklet e studimit të ofruara nga Departamenti i Historisë, si dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit, duke ndërtuar një karrierë të qëndrueshme akademike dhe kërkimore.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara