19.03.2026

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Mark Marku, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës Çeke në Tiranë, z. Pavel Vacek


Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Mark Marku, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës Çeke në Tiranë, z. Pavel Vacek, së bashku me asistenten e tij, Ing. Irena Žižka. Në takim morën pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof. Dr. Eglantina Kalluci si dhe koordinatorët e projektit Erasmus + KA 171, Prof. Dr. Vera Potopova (për Universitetin Çek të Shkencave të Jetës) dhe Prof. Dr. Sabri Laçi dhe Prof. asoc. Dr. Sonila Papathimiu (për Universitetin e Tiranës).
Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive dhe bashkëpunuese. Gjatë diskutimeve u trajtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në kuadër të programeve Erasmus+ dhe iniciativave të tjera akademike dhe kërkimore.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore dhe kulturore. Po ashtu, u theksua rëndësia e aplikimeve në thirrjet për projektet IPA dhe Ambasadori ofroi mbështetjen e tij për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të forcuar partneritetet në të ardhmen.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëpunimi më të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes institucioneve akademike shqiptare me ato çeke.


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara