Dekani FHF: Urdhër i brendshëm në përgjigje të kërkesave të studentëve për një ditë provimi/mbrojtje të diplomave


URDHER I BRENDSHEM

Nr. 07, datë 17.10.2023

Në përgjigje të kërkesave të studentëve dhe me qëllim që t’u krijohet mundësia për regjistrime në programet Master,

Urdhëroj:

Data 20.10.2023 të jetë ditë provimi/mbrojtje e diplomave në të dyja ciklet e studimit.
Sekretaria Mësimore të bëjë menjëherë verifikimet e nevojshme për studentët, si dhe njoftimet.
Njësitë Bazë të marrin të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

DEKAN

Prof. dr. Sabri LAÇI


 

Shpërnda lajmin: