Dekanati FHF: Vendim për shpalljen pushim të ditës së hënë, datë 16.10.2023


Dekanati, përmes komunikimit me e-mail lidhur me kufizimet e qarkullimit në Tiranë, të njoftuar nga institucionet shtetërore për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, për shkak të zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë

Vendosi:

1. E hena, datë 16.10.2024, të jetë ditë pushimi për studentët, stafin akademik dhe atë ndihmës;
2. Orët e mësimit e të punës të zëvendësohen një ditë tjetër, sipas agjendave të autoriteteve drejtuese të njesive bazë dhe personave të tjerë përgjegjës;
3. Dega e Burimeve Njerëzore, Sekretaria Mesimore dhe Dega IT të marrin të gjitha masat për të njoftuar studentët dhe stafet, sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shfrytëzuar të gjitha mundesitë;
4. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

DEKAN
Prof. dr. Sabri LAÇI


Shpërnda lajmin: