CleanScore finalizon financimin e abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës
Në kuadër të projektit CleanScore (www.cleanscore.al), AADF (www.aadf.org) finalizoi financimin e një nismë të re nëpërmjet marrëveshjes së abonimit në JSTOR për Universitetin e Tiranës.
JSTOR u krijua në 1994 nga William G. Bowen për t’i ardhur në ndihmë bibliotekave dhe botuesve akademikë që të kthenin punimet e tyre nga letra në format digjital dhe për t’i ruajtur ato për brezat e ardhshëm.
Kjo platformë digjitale i jep mundësinë stafit akademik dhe studentëve të hulumtojnë në shumë fusha studimore dhe iu ofron një qasje në miliona artikuj, revista shkencore, libra referimi në disiplina si: art, shkencë, shkenca humane, biznes dhe teknologji, zhvillim i qëndrueshëm, trashëgimi kulturore, ekologji, botanikë, etj.
JSTOR është një platformë e thjeshtë në përdorim që ndihmon në:
· kërkime shkencore
· përmirësimin e kurrikulave mësimore
· mundësinë e pjesëmarrjes në konferenca e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare
Për të hyrë në librarinë digjitale JSTOR, ju duhet të ndiqni hapat e më poshtme:
1. Në rastin kur jeni brenda rrjetit të brendshëm të fakultetit, lidhuni me wi-fi-n /internetin e fakultetit: Vizitoni www.jstor.org
2. Jashtë rrjetit të brendshëm të fakultetit (jashtë ambienteve të fakultetit)
· Instaloni Mozilla Firefox
· Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga Universiteti i Tiranës (U.T)
· Hapni me Mozilla Firefox në adresën:
https://unitiredu.sharepoint.
· Në faqen Biblioteka Online klikoni linkun e JSTOR – https://www.jstor.org
Në të dyja rastet kur hyni në www.jstor.org në fillim të faqes do të lexojë: Provided by University of Tirana.
Në këtë mënyrë ju mund të aksesoni ose shkarkoni çdo artikull që JSTOR ofron.