Cikli i tretë i studimeve Doktoraturë

Programet e studimit të doktoratës organizohen në përputhje me kërkesat e Ligjit të Arsimit të Lartë 80/2015 dhe të gjitha akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij. Programi i studimit të doktoratës përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “DOKTOR”.
Studimet doktorale synojnë të nxisin kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore në fushat e kërkimit që mbulojnë Departamentet e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
Në themel të studimeve doktorale është kërkimi shkencor dhe veprimtaria krijuese e pavarur, si bazë për përgatitjen e TEZËS SË DOKTORATËS, të nevojshme për marrjen e gradës “Doktor” dhe lidhja me projekte kërkimore të Departamenteve apo të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

APLIKANTI DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE

  • Studimet për gradën shkencore “doktor” zhvillohen me kohë të plotë pranë departamentit ose me kohë të zgjatur, në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, pranë institucioneve të arsimit të lartë të llojit “universitet” ose “akademi”.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i shkencave”/“Master i arteve”; një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimeve të departamentit përkatës;
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;
  • Të ketë dy rekomandime nga persona, që kanë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i asociuar”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;

Përveç kritereve të parashikuara më lart, njësitë bazë në rregulloret e tyre të programit të studimit të doktoratës mund të përcaktojnë edhe kritere të tjera shtesë, që mund të kenë lidhje me aftësitë kërkimore-shkencore të aplikantëve. (Kliko këtu për "Rreguloren e organizimit të programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës")

Kliko këtu për të shfletuar temat e doktoraturave të mbrojtura në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Më poshtë do të gjeni tarifat e shkollimit për secilin vit akademik:

Tarifë aplikimi për ciklin e tretë Doktoraturë
Tarifë shkollimi për Doktoraturë, kësti i parë
Tarifë shkollimi për Doktoraturë, kësti i dytë
Tarifë shkollimi për Doktoraturë, kësti i tretë

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara