Master Shkencor


Cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimit “Master i shkencave” referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen në programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike.

Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë zhvillohet Master i Shkencave në departamentet:

 

Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore

ꚛ Master i Shkencave “Arkeologji”

ꚛ Master i Shkencave “Trashëgimi Kulturore”

 

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit

ꚛ Master i Shkencave “Drejtim dhe menaxhim i mediave”

ꚛ Master i Shkencave “Gazetari europiane dhe ndërkombëtare”

ꚛ Master i Shkencave “Komunikim ndërkulturor”

ꚛ Master i Shkencave “Marketing mediatik”

ꚛ Master i Shkencave “Marrëdhënie publike”

 

Departamenti i Gjeografisë

ꚛ Master i Shkencave “Gjeografi”

 

Departamenti i Gjuhësisë dhe Departamenti i Letërsisë

ꚛ Master i Shkencave Gjuhësi, drejtimi:

– “Gjuhësi e sotme”

– “Gjuhësi historike”

ꚛ Master i Shkencave në Letërsi, drejtimi:

– “Teori dhe kritikë letrare”

– “Letërsi e përgjithshme dhe e krahasuar”

– “Studime letrare shqipe dhe antropologji kulturore”

 

Departamenti i Historisë

ꚛ Master i Shkencave “Histori”

ꚛ Master i Shkencave “Marrëdhënie ndërkombëtare”

 

Shpërnda lajmin: