Master Profesional
Cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimeve “Master profesional”, referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Programet e studimeve “Master profesional” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja është 1.5 vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.
Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë zhvillohet Master Profesional në departamentet:
a) Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore:
- Master Profesional në “Guidë Turistike”, profili “Guidë Turistike”;
b) Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit
b) Departamenti i Gjeografisë:
- Master Profesional në “Mësuesi në Gjeografi” për AML, profili “Mësues Gjeografie për arsimin e mesëm dhe të lartë”;
- Master Profesional “SIG i Aplikuar”
c) Departamenti i Gjuhësisë:
- Master Profesional në “Mësuesi në Gjuhë-Letërsi” për AML, profili “Mësues i Gjuhë-Letërsisë për arsimin e mesëm dhe të lartë”;
- Master Profesional në “Redaktori”, profili “Redaktori”.
d) Departamenti i Historisë:
- Master Profesional në “Mësuesi në Histori” për AML, profili “Mësues i Historisë për arsimin e mesëm dhe të lartë”;
- Master Profesional në “Arkivistikë”, profili Arkivistikë.