18.12.2025

Takim i përbashkët u zyrave të Karrierës


Specialistë dhe këshillues karriere nga Universiteti i Tiranës dhe disa bashki të vendit u mblodhën në një takim të përbashkët në zyrat e Karrierës së Bashkisë Tiranë, për të reflektuar mbi arritjet kryesore të vitit 2025 në fushën e këshillimit të karrierës, si dhe për të diskutuar sfidat dhe prioritetet për vitin 2026.

Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues nga Risi Albania, një projekt që ka kontribuar vazhdimisht në trajnimin dhe fuqizimin e këshilluesve të karrierës. Takimi shërbeu si një hapësirë e vlefshme bashkëpunimi, ku u ndanë eksperienca konkrete, praktika të mira dhe ide për forcimin e rolit të këshillimit të karrierës në mbështetje të të rinjve dhe studentëve.

Ky ishte gjithashtu një takim frytdhënës për rrjetëzim dhe ndërtimin e urave të reja bashkëpunimi mes institucioneve lokale dhe akademike.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit patën mundësinë të vijonin diskutimet në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe këshilltaret e Zyrës së Karrierës së FHF.


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara