Shkolla doktorale – Gjuhësi – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al Fri, 03 Jul 2026 11:17:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1 https://fhf.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Group-62-1.png Shkolla doktorale – Gjuhësi – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al 32 32 NJOFTIM: Shpallen Kandidatët Fitues për Programin e Studimeve Doktorale (Viti Akademik 2025-2026) https://fhf.edu.al/njoftim-shpallen-kandidatet-fitues-per-programin-e-studimeve-doktorale-viti-akademik-2025-2026/ https://fhf.edu.al/njoftim-shpallen-kandidatet-fitues-per-programin-e-studimeve-doktorale-viti-akademik-2025-2026/#respond Sun, 28 Jun 2026 10:43:39 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3910

Të nderuar aplikantë,

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (FHF), Universiteti i Tiranës, njofton përfundimin e procesit të vlerësimit dhe shpalljen e kandidatëve fitues për ciklin e tretë të studimeve (Doktoratë).

Mbështetur në rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës” (miratuar nga Senati Akademik me Vendim nr. 04, datë 23.02.2026) dhe në vijim të Vendimit të Dekanatit të FHF-së (nr. 24, datë 29.05.2026), është vendosur për miratimin e kandidatëve fitues në drejtimin “Shkenca Humane, Albanologjike dhe Gjeografike”.

Fituesit janë shpallur për nënfushat e mëposhtme kërkimore:

  • Gjeografi
  • Histori
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Gjuhësi
  • Letërsi
  • Arkeologji
  • Trashëgimi Kulturore

 

Lista e kandidatëve fitues, e ndarë sipas nënfushave, është si më poshtë:

https://drive.google.com/file/d/1kwSwmOH2kZVeleEhPytaINMkMdMoNrRE/view?usp=sharing

Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë i uron suksese të gjithë kandidatëve në këtë rrugëtim të rëndësishëm të kërkimit shkencor!

Për informacione të mëtejshme rreth procedurave të regjistrimit, ju lutemi kontaktoni sekretarinë mësimore.


 

]]>
https://fhf.edu.al/njoftim-shpallen-kandidatet-fitues-per-programin-e-studimeve-doktorale-viti-akademik-2025-2026/feed/ 0
FHF ka hapur thirrjen për shkollën doktorale në drejtimin “Shkenca Humane, Albanologjike dhe Gjeografike”, me nënfushat “Histori”, “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, “Gjeografi”, “Gjuhësi”, “Letërsi”, Arkeologji” dhe “Trashëgimi Kulturore” https://fhf.edu.al/fhf-ka-hapur-thirrjen-per-shkollen-doktorale-ne-drejtimin-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike-me-nenfushat-gjeografi-histori/ https://fhf.edu.al/fhf-ka-hapur-thirrjen-per-shkollen-doktorale-ne-drejtimin-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike-me-nenfushat-gjeografi-histori/#respond Fri, 29 May 2026 11:31:14 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3639

Mbështetur në Rregulloren e re “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetit e Tiranës”, miratuar nga Senati Akademik me Vendimin nr. 4, datë 23.02.2026, studimet doktorale do të zhvillohen me kohë të plotë kur doktoranti është personel akademik pranë njësisë bazë të Fakultetit, ose me kohë të zgjatur në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.

Njësitë bazë të FHF-së, të cilat mbulojnë nënfushat e mësipërme, kanë miratuar kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u regjistruar në programin e studimit të Doktoratës së sipërpërmendur për vitin akademik 2025-2026. Në vijim, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë shpall kriteret për nënfushat përkatëse:

Nënfusha “Histori” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”

  • Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Histori, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;

  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë;

  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;

  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;

  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike;

  • Të vetëdeklarojë se do të përballojë detyrimet financiare të programit të studimit përkatës.

Nënfusha “Gjeografi”

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në fushat Gjeografi, GIS, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike, Shkenca Politike, Shkenca Mjedisore, Inxhinieri Mjedisi, Arkitekturë, Shkenca Kompjuterike, Gjeodezi, Shkenca Agronomike, Gjeologji-Miniera, Shkenca Ushtarake, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR;

  • Të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;

  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimeve të njësisë kryesore;

  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;

  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;

  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës;

  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një kundërvajtjeje/vepre penale;

  • Të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike;

  • Të vetëdeklarojë se do të përballojë detyrimet financiare të programit të studimit përkatës.

Nënfusha “Gjuhësi”

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjuhë dhe Letërsi, Gjuhësi, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral, sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR;

  • Të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;

  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë;

  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;

  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;

  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës;

  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një kundërvajtjeje/vepre penale;

  • Të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike;

  • Të vetëdeklarojë se do të përballojë detyrimet financiare të programit të studimit përkatës.

Nënfusha “Letërsi”

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjuhë-Letërsi ose Letërsi, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumentet që duhen dorëzuar janë kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe e diplomave të shkollës së lartë, të noterizuara;

  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar;

  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë””, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar. Përjashtohen nga ky kriter të gjithë ata që kanë kryer studimet jashtë vendit, në një nga gjuhët e huaja bazuar në Udhëzimin e sipërcituar;

  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;

  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.

Nënfushat “Arkeologji” dhe “Trashëgimi Kulturore”

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Arkeologji ose Trashëgimi Kulturore, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Natyrore, Shkenca Ekonomike, Shkenca Mjedisore, Arkitekturë, Shkenca Juridike, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Agronomike, Gjeologji-Miniera, Fusha të Arteve apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR;

  • Të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumentet që duhen dorëzuar janë kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe e diplomave të shkollës së lartë, të noterizuara;

  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar;

  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë””, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar. Përjashtohen nga ky kriter të gjithë ata që kanë kryer studimet jashtë vendit, në një nga gjuhët e huaja bazuar në Udhëzimin e sipërcituar;

  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;

  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni;

  • Të vetëdeklarojë se do të përballojë detyrimet financiare të programit të studimit përkatës.

Aplikimi

Aplikimi nga të interesuarit për të vazhduar studimet doktorale do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore të FHF-së. Dosja mund të dorëzohet çdo ditë pune, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Formulari i aplikimit (shkarko)

Për të shkarkuar mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit (shkarko)

? Afati i aplikimit është deri më 23.06.2026, ora 09:00.


]]> https://fhf.edu.al/fhf-ka-hapur-thirrjen-per-shkollen-doktorale-ne-drejtimin-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike-me-nenfushat-gjeografi-histori/feed/ 0 FHF: Fituesit e studimeve DOKTORALE në “SHKENCA HUMANE, ALBANOLOGJIKE, DHE GJEOGRAFIKE” https://fhf.edu.al/fhf-fituesit-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike/ https://fhf.edu.al/fhf-fituesit-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike/#respond Wed, 16 Apr 2025 14:37:28 +0000 https://fhf.edu.al/?p=1940

Fituesit e studimeve “Doktorale”, Nënfusha: Gjeografi:
1. Denisa Kukaj
2. Rizah Murseli
3. Lorenc Cala
4. Vloran Cenaj
5. Ylli Pulaj
6. Amir Rexha


Fituesit e studimeve “Doktorale”, Nënfusha Gjuhësi:
1. Anxhela Lepuri
2. Zeqir Zeqirllari
3. Krenare Selaj
4. Gëzim Shehu
5. Hamit Hoxha
6. Osman Ismaili
7. Ermira Mehmeti
8. Ardita Dilji


Fituesit e studimeve “Doktorale”, Nënfusha Histori:
1. Dajana Saraçi
2. Griselda Shehu
3. Marin Mema


 

]]>
https://fhf.edu.al/fhf-fituesit-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike/feed/ 0
Shtyhet thirrja për aplikime për programin e STUDIMEVE DOKTORALE në “SHKENCA HUMANE, ALBANOLOGJIKE, DHE GJEOGRAFIKE” https://fhf.edu.al/shtyhet-thirrja-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike/ https://fhf.edu.al/shtyhet-thirrja-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike/#respond Fri, 28 Mar 2025 12:08:59 +0000 https://fhf.edu.al/?p=1803 Shtyhet thirrja për aplikime për programin e STUDIMEVE DOKTORALE në “SHKENCA HUMANE, ALBANOLOGJIKE, DHE GJEOGRAFIKE” në nënfushat “GJEOGRAFI” dhe “GJUHËSI”, për vitin akademik 2024-2025, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës deri më datë 31 mars 2025. Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet në zyrën e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, bazuar kritereve të publikuara! Ju mirëpresim!

]]>
https://fhf.edu.al/shtyhet-thirrja-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike/feed/ 0
Thirrje për aplikime për programin e STUDIMEVE DOKTORALE https://fhf.edu.al/thirrje-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale/ https://fhf.edu.al/thirrje-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale/#respond Mon, 10 Mar 2025 13:40:17 +0000 https://fhf.edu.al/?p=1704

Thirrje për aplikime për programin e  STUDIMEVE DOKTORALE në “SHKENCA HUMANE, ALBANOLOGJIKE, DHE GJEOGRAFIKE” në nënfushat “GJEOGRAFI”, “GJUHËSI”, “HISTORI” për vitin akademik 2024-2025, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës


Mbështetur në rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës” e miratuar nga Senati Akademik i UT me Vendim nr. 08, datë 26.04.2021, FHF hap thirrjen për aplikime në programin e studimeve doktorale në “Shkenca Humane, Albanologjike, dhe Gjeografike”, me nënfushat “Gjeografi”, “Histori”, dhe “Gjuhësi”. Viti akademik 2024-2025 është viti i 4-t i funksionimit të suksesshëm të këtij programi të studimeve doktorale. Kandidatët e interesuar ftohen që dosjen me dokumentet përkatëse për aplikim për këtë thirrje ta dorëzojnë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, pranë Zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, kati 3.

Kontakti Blerina Gega – blerina.gega@fhf.edu.al

Afati për aplikim: nga data 07.03.2025 deri më 31.03.2025. Orari i pritjes së dosjeve nga ora 11:00 – 15:00

Formulari i aplikimit (shkarko)

Për të shkarkuar mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit (shkarko)

Kriteret e aprovuara në departamente për kandidatët doktorantë në nënfushat përkatëse janë si më poshtë.

Nënfusha “Gjeografi” –   

  • Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjeografi, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Mjedisore, Shkenca Juridike, Shkenca Kompjuterike, Gjeodezi, Shkenca Agronomike, Gjeologji-Miniera, apo drejtime te tjera te lidhura me fushat e kerkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër  apo titull akademik të barazvlefshëm,  të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumentet që duhen dorëzuar janë kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe e diplomave të shkollës së lartë, të noterizuara.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht,në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar. Përjashtohen nga ky kriter të gjithë ata që kanë kryer studimet jashtë vendit, në një nga gjuhët e huaja bazuar Udhëzimit të sipërcituar.
  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.

Nënfusha “Gjuhësi”-

  • Të ketë angazhim akademik pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjuhë dhe Letërsi, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral, sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MAS, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumentet që duhen dorëzuar janë kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe e diplomave të shkollës së lartë, të noterizuara.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar. Përjashtohen nga ky kriter të gjithë ata që kanë kryer studimet jashtë vendit, në një nga gjuhët e huaja bazuar Udhëzimit të sipërcituar.
  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.

Nënfusha “Histori” –

  • Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Histori, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike, Marrëdhënie Ndërkombëtare , apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër  apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumentet që duhen dorëzuar janë kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe e diplomave të shkollës së lartë, të noterizuara.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht,në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar – Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar. Përjashtohen nga ky kriter të gjithë ata që kanë kryer studimet jashtë vendit, në një nga gjuhët e huaja bazuar Udhëzimit të sipërcituar.
  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.

]]> https://fhf.edu.al/thirrje-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale/feed/ 0 Thirrje për aplikime për programin e Studimeve Doktorale në “Shkenca humane, albanologjike, dhe gjeografike” në nënfushat “Gjeografi”, “Gjuhësi”, “Histori” për vitin akademik 2024-2025, në FHF UT https://fhf.edu.al/thirrje-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike-ne-nenfushat-gjeografi-gjuhesi/ https://fhf.edu.al/thirrje-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike-ne-nenfushat-gjeografi-gjuhesi/#respond Mon, 13 Jan 2025 13:40:07 +0000 https://projects.gridcoding.com/fhf/?p=1209 Mbështetur në rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës” e miratuar nga Senati Akademik i UT me Vendim nr. 08, datë 26.04.2021, FHF hap thirrjen për aplikime në programin e studimeve doktorale në “Shkenca Humane, Albanologjike, dhe Gjeografike”, me nënfushat “Gjeografi”, “Histori”, dhe “Gjuhësi”. Viti akademik 2024-2025 është viti i 4-t i funksionimit të suksesshëm të këtij programi të studimeve doktorale.

Kriteret e aprovuara në departamente për kandidatët doktorantë në nënfushat përkatëse janë si më poshtë.

Nënfusha “Gjeografi” –   

  • Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjeografi, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Mjedisore, Shkenca Juridike, Shkenca Kompjuterike, Gjeodezi, Shkenca Agronomike, Gjeologji-Miniera, apo drejtime te tjera te lidhura me fushat e kerkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër  apo titull akademik të barazvlefshëm,  të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumenti që duhet dorëzuar është kopje e diplomave, të noterizuara.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht,në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar.
  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.

Nënfusha “Gjuhësi”-

  • Të ketë angazhim akademik pranë një Institucioni të Arsimit të Lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Gjuhë dhe Letërsi, apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral, sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MAS, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumenti që duhet dorëzuar është kopje e diplomave, të noterizuara.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar.
  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.

Nënfusha “Histori” –

Departamenti i Historisë FHF ka vendosur kriteret për aplikim, si më poshtë:

  • Të ketë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Histori, Shkenca Humane, Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike, Marrëdhënie Ndërkombëtare , apo drejtime të tjera të lidhura me fushat e kërkimit doktoral sipas aplikimit për hapjen e studimeve doktorale të depozituar nga FHF në MASR, dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër  apo titull akademik të barazvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Dokumenti që duhet dorëzuar është kopje e diplomave, të noterizuara.
  • Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Dokumenti që duhet dorëzuar është listë notash e noterizuar.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht,në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 10, datë 16.06.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 52, datë 3.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar – Dokumenti që duhet dorëzuar është certifikatë origjinale e gjuhës së huaj ose kopje e noterizuar.
  • Të ketë dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjëndje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Dokumenti që duhet dorëzuar është vërtetim me vulë të njomë të lëshuar nga institucioni..

Kandidatët e interesuar ftohen që dosjen me dokumentet përkatëse për aplikim për këtë thirrje ta dorëzojnë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, pranë Zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, kati 3.

Kontakti Blerina Gega – blerina.gega@fhf.edu.al

Afati për aplikim: nga data 12.01.2025 deri më 31.01.2025.

Formulari i aplikimit (shkarko këtu...)

Për të shkarkuar mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit (shkarko këtu…)

]]>
https://fhf.edu.al/thirrje-per-aplikime-per-programin-e-studimeve-doktorale-ne-shkenca-humane-albanologjike-dhe-gjeografike-ne-nenfushat-gjeografi-gjuhesi/feed/ 0