Panairi i Punës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al Wed, 06 May 2026 11:27:44 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1 https://fhf.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Group-62-1.png Panairi i Punës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë https://fhf.edu.al 32 32 Panairi i Punës 2026 – Një traditë që forcon lidhjen mes universitetit dhe tregut të punës https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2026-nje-tradite-qe-forcon-lidhjen-mes-universitetit-dhe-tregut-te-punes/ https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2026-nje-tradite-qe-forcon-lidhjen-mes-universitetit-dhe-tregut-te-punes/#respond Wed, 06 May 2026 10:58:27 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3435

Për të pestin vit radhazi, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, organizoi me sukses Panairin e Punës 2026, një nga aktivitetet më të rëndësishme në funksion të orientimit dhe zhvillimit profesional të studentëve.

Ky panair tashmë është kthyer në një pikë takimi të konsoliduar mes universitetit dhe biznesit, duke krijuar një hapësirë të vlefshme komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet studentëve, institucioneve dhe kompanive të ndryshme. Përmes këtij organizimi, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me kërkesat reale të tregut të punës, si dhe të ndërtojnë kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të sektorit publik dhe privat.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u informuan mbi një sërë mundësish konkrete, duke përfshirë praktika profesionale, programe internship-i, punësim sezonal dhe mundësi punësimi afatgjatë. Ky ndërveprim i drejtpërdrejtë u ofroi studentëve jo vetëm informacion, por edhe mundësinë për të prezantuar aftësitë dhe potencialin e tyre përballë punëdhënësve të ardhshëm.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga drejtuesit e dy fakulteteve, Prof. dr. Mark Marku dhe Prof. dr. Esmerald Kromidha.

Prof. Dr. Mark Marku e cilësoi Panairin si një takim shumë të rëndësishëm që bashkon botën akademike me atë të biznesit, duke e vendosur studentin në qendër. Ai nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të fakulteteve për të orientuar studentët drejt tregut të punës përmes informimit dhe kontakteve direkte, duke shtuar se në shumë raste studentët arrijnë të punësohen që gjatë periudhës së studimeve. Në përfundim, ai shprehu vlerësimin për Zyrat e Karrierës, bizneset dhe studentët pjesëmarrës, duke uruar që ky aktivitet të shfrytëzohet sa më shumë nga të gjithë.

Ndërsa dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. dr. Esmeralda Kromidha vuri në dukje se ky panair dëshmon sa e domosdoshme është ndërtimi i një lidhjeje të ngushtë mes institucioneve të arsimit të lartë, bizneseve dhe institucioneve publike, me qëllim orientimin sa më të mirë të këshillimit të karrierës për studentët. Modele të tilla ndiqen nga universitetet perëndimore dhe se fakultetet tona janë në avangardë në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e konsideruar biznesin si një partner kyç dhe këshilltar të rëndësishëm në zhvillimin e programeve akademike.

Në këtë edicion morën pjesë rreth 55 biznese dhe institucione, të përzgjedhura në përputhje me programet e studimit të dy fakulteteve,

“Panairi i Punës 2026” i Fakultetit u organizua nga Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe konfirmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm mes universiteteve dhe aktorëve të tregut të punës.


]]> https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2026-nje-tradite-qe-forcon-lidhjen-mes-universitetit-dhe-tregut-te-punes/feed/ 0 Panairi i Punës 2026 https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2026/ https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2026/#respond Mon, 20 Apr 2026 08:42:52 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3296

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës do të organizojnë: “Panairin e Punës 2026”, ditën e hënë, më datë 4 maj, ora 10:00, në oborrin e Fakultetit.

“Panairi”, që organizohet për të katërtin herë synon t’u krijojë institucioneve, kompanive, mediave, agjencive e OJF-ve hapësirën e nevojshme, që t’i njohë studentët me pritshmëritë që kërkon tregu i punës, mundësitë, procedurat për stazhe e punësim, si dhe bashkëpunime me interesa të ndërsjella.

Ftohen të marrin pjesë:  

  1. Institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, për të ekspozuar ofertat e tyre për punësim për mësues gjuhë-letërsie, historie dhe gjeografie.
  2. Institucione apo ente publike që kanë nevojë për ekspertizën gjeografike si: ekspert në SIG, ekspertë të rregullimit dhe planifikimit të territorit, ekspertë të gjeomorfologjisë, demografisë, potencialeve turistike, politikave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm etj.
  3. Institucione publike e private, organizata apo shoqata, që duan ekspertë në marrëdhënie ndërkombëtare.
  4. Drejtoritë e arkivave, që duan të rekrutojnë punonjës për shërbimet e arkivave.
  5. Organizatat apo bizneset turistike, që kërkojnë të punësojnë të rinj në profesionet guida turistike, apo në fushat e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë.
  6. Mediat të ndryshme, që kërkojnë gazetarë në profile të ndryshme, ekspertë në marrëdhënie me publikun, krijues e moderatorë të përmbajtjes së mediave sociale, administrues të mediave të reja dhe të komunikimit online, gazetarë të lirë, mediatorë kulturorë, specialistë marketingu, apo dhe të kurimit të imazhit etj.
  7. Shtëpi botuese, që duan të promovojnë të rinjtë në fushën e kritikës letrare, që kërkojnë ekspertë në fushën e redaktimit, korrektimit, botimeve, apo ku nevojiten specialistë të letërsisë dhe të gjuhës.
  8. Biznese të ndryshme.

Gjatë “Panairit të Punës 2026” kompanitë, organizatat e institucionet mund të intervistojnë dhe vlerësojnë drejtpërdrejt kandidatët potencialë për punë apo praktikë profesionale.

Në këtë Panair, përveç nevojave për rekrutime do të ketë edhe aktivitete informuese në auditorët e FHF-së.

Presim të na vizitoni dhe të përfitoni nga mundësitë që ofrohen në Panairin e Punës 2026 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.


]]> https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2026/feed/ 0 Panairi i Punës 2025 https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2025/ https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2025/#respond Wed, 11 Mar 2026 14:18:58 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3011

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizuan edicionin e katërt të “Panairit të Punës 2025”, i zhvilluar në ambientet e përbashkëta të dy fakulteteve.

Panairi mblodhi rreth 50 përfaqësues nga institucione publike, kompani private, agjenci punësimi dhe organizata të ndryshme, të cilat prezantuan mundësi për praktika profesionale dhe punësim për studentët. Aktiviteti synoi forcimin e bashkëpunimit mes fakulteteve dhe tregut të punës, duke krijuar hapësira për kontakte të drejtpërdrejta dhe informim mbi kërkesat reale të tregut.

Në fjalët përshëndetëse, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, në emër të dekanit Prof. Dr. Mark Marku, theksoi rëndësinë e afrimit të institucioneve akademike me entet publike dhe private, si dhe rolin e Zyrave të Karrierës në këtë proces. Ndërsa Prof. Dr. Esmeralda Kromidha vlerësoi bashkëpunimin me bizneset dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj tradite në përputhjen e programeve të studimit me zhvillimet e tregut të punës.

Panairi u organizua nga Zyrat e Këshillimit të Karrierës të dy fakulteteve dhe do të vijojë edhe në vitet në vazhdim.


 

]]>
https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2025/feed/ 0
Panairi i Punës 2024 https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2024/ https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2024/#respond Wed, 11 Mar 2026 14:13:12 +0000 https://fhf.edu.al/?p=3001

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizuan “Panairin e Punës 2024”, tashmë në vitin e tretë të realizimit të tij.

Panairi synoi të afrojë studentët me tregun e punës, duke i njohur me oferta për praktika profesionale dhe mundësi punësimi nga 45 kompani dhe institucione publike e private, të përzgjedhura sipas profileve të programeve të studimit.

Në fjalët përshëndetëse, zv.dekania Prof.asoc.Dr. Elsa Skënderi Rakipllari theksoi rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit mes universitetit dhe tregut të punës në një kohë ndryshimesh të shpejta teknologjike, ndërsa dekania Prof.asoc.Dr. Esmeralda Kromidha vlerësoi vazhdimësinë e bashkëpunimit me bizneset dhe përafrimin e programeve të studimit me nevojat reale të tregut.

Të dyja drejtueset falënderuan stafet akademike dhe administrative, si dhe Zyrat e Këshillimit të Karrierës për organizimin e suksesshëm të aktivitetit, i cili u mirëprit me entuziazëm nga studentët.


 

]]>
https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2024/feed/ 0
Panairin i Punës 2023 https://fhf.edu.al/panairin-i-punes-2023/ https://fhf.edu.al/panairin-i-punes-2023/#respond Wed, 11 Mar 2026 14:05:08 +0000 https://fhf.edu.al/?p=2993

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizuan “Panairin e Punës”, me synim afrimin e studentëve me tregun e punës dhe krijimin e mundësive për praktika profesionale, internshipe dhe punësim.

Në fjalën hapëse, Dekani i FHF-së, Prof. dr. Sabri Laçi, theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë mes studentëve dhe kompanive, ndërsa Dekania e FGJH-së, Prof. dr. Esmeralda Kromidha, vlerësoi vazhdimësinë e bashkëpunimit me bizneset dhe nevojën për përafrimin e programeve të studimit me kërkesat e tregut.

Panairi u përshëndet gjithashtu nga zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nina Guga, si dhe u vizitua nga ambasadori i Spanjës, z. Alvaro Renedo Zalba.

Në aktivitet morën pjesë rreth 45 kompani, të cilat prezantuan oferta për praktika, punë sezonale dhe mundësi të tjera punësimi.


 

]]>
https://fhf.edu.al/panairin-i-punes-2023/feed/ 0
Panairi i Punës 2022 https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2022/ https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2022/#respond Tue, 10 Mar 2026 14:39:02 +0000 https://fhf.edu.al/?p=2985

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizuan “Panairin e Punës” 2022, me synim afrimin e studentëve me institucionet, bizneset dhe tregun e punës, si dhe krijimin e mundësive për internshipe, praktika profesionale dhe punësim.

Në fjalën përshëndetëse, Dekani i FHF-së, Prof. dr. Sabri Laçi, nënvizoi se kjo nismë, e organizuar në këto përmasa për herë të parë, do të ketë vazhdimësi dhe se komunikimi i drejtpërdrejtë me punëdhënësit mbetet prioritet për universitetin. Ndërsa Dekania e FGJH-së, Prof. dr. Esmeralda Kromidha, theksoi rëndësinë e përafrimit të programeve të studimit me kërkesat e tregut dhe orientimin e studentëve drejt integrimit profesional.

Panairi u përshëndet edhe nga Zv./Rektori i Universiteti i Tiranës, Prof. asoc. dr. Bernard Dosti, i cili vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet fakulteteve dhe theksoi rolin e Zyrave të Karrierës në mbështetjen e punësimit të studentëve.


]]> https://fhf.edu.al/panairi-i-punes-2022/feed/ 0