23.10.2026

Njoftim për studentët e FHF: Mundësi ndjekjeje falas e kurseve të gjuhëve të huaja si lëndë ekstrakurrikulare


Universiteti i Tiranës njofton të gjithë studentët e ciklit të parë (Bachelor) dhe të dytë (Master) se është hapur procesi i regjistrimit për ndjekjen e kurseve të gjuhëve të huaja si lëndë ekstrakurrikulare, pa asnjë pagesë.

Në zbatim të Vendimit Nr. 18, datë 19.03.2025 të Senatit Akademik të UT-së, studentët kanë mundësi të regjistrohen në kurset e gjuhëve të mëposhtme:

  • Gjuhë Turke

  • Gjuhë Ruse

  • Gjuhë Bullgare

  • Gjuhë Kroate

  • Gjuhë Maqedonase

  • Gjuhë Greke

  • Gjuhë Rome

Regjistrimi:

Të gjithë studentët e interesuar mund të regjistrohen duke plotësuar formularin në linkun zyrtar:

🔗 Formulari i Regjistrimit

Pas konstituimit të grupeve, të gjithë studentët e regjistruar do të njoftohen për ecurinë e mëtejshme të moduleve.

Për çdo pyetje apo sqarim, mund të kontaktoni:

qendra.gjuhevetehuaja@unitir.edu.al

Mos e humbisni këtë mundësi për të pasuruar CV-në tuaj me një gjuhë të re!


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara