Niveli A1

 A2 – niveli ndërmjetës
 B1 – niveli prag
 B2 – niveli i përparuar
 C1 – niveli i pavarur
 C2 – niveli zotërues

NIVELI A1

Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë fjalë të njohura dhe shprehje të përditshme në lidhje me veten, me familjen dhe me mjedisin konkret që e rrethon, nëse njerëzit flasin qartë dhe ngadalë. Gjithashtu mund të kuptoje lajmërime, afishe etj. Ai ka një repertor elementar fjalësh të izoluara dhe shprehjesh, që përdoren në situata konkrete të veçanta.
Të folurit: Studenti mund të komunikojë në mënyrë të thjeshtë, sidomos kur bashkëfolësi i ripërsërit frazat. Mund të bëjë pyetje të thjeshta mbi tema të njohura ose mbi sende për të cilat ka nevojë të menjëhershme. Ai mund të përshkruajë vendbanimin dhe të afërmit e tij.
Të shkruarit: Mund të shkruajë një kartoline të thjeshtë, si dhe të sjellë detaje personale në një pyetësor, të shkruajë emrin, mbiemrin, kombësinë, adresën në një formular hoteli.
Njohuri gramatikore: Studenti ka një kontroll të limituar të strukturave sintaksore dhe forma gramatikore të thjeshta, që i përkasin një repertori të memorizuar.

Shkarko më poshtë modelin e testit (format pdf):

NIVELI FILLESTAR [A1]

 

Shpërnda lajmin: