Thirrje për aplikim për modulin Jean Monnet “ALPAsEU”


ALPAsEU, Moduli Jean Monnet, i shpallur fitues në thirrjen ERASMUS-JMO-2022- MODULE, hap thirrjen për aplikim në vitin e tretë të zbatimit të tij.

Moduli do të zhvillohet në formën e një kursi, ku do të ndërthuren njohuri nga shkencat sociale, ekonomike, mjedisore dhe të teknologjisë SIG/RS. Studentëve dhe të interesuarve të tjerë do t’u ofrohen njohuri dhe modele bashkëkohore të menaxhimit të qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, në përputhje me direktivat e BE-së.

Studentët e programeve master në gjeografi dhe në shkencat e arfërta, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë për thellimin e njohurive në fushat e lartpërmendura të studimit, ftohen të aplikojnë këtu…

Periudha: Mars-Maj 2025 (1 herë në javë, mbasdite)

Vendi: Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dhe Online.

Ndjekja e Modulit është pa pagesë!

Do të kenë përparësi studentët e diplomuar ose janë në vitet fundore të programeve master, doktorantët në proces dhe ata të diplomuar gjatë dhjetë viteve të fundit.

Për çdo pyetje ose paqartësi kontaktoni Prof.asoc.Dr. Sonila Papathimiu në adresën e email-it: sonila.papathimiu@fhf.edu.al

Në përfundim të modulit pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë.

Stafi i projektit ju uron sukese në aplikim!


 

Shpërnda lajmin: