Kujtesë për studentët e kategorisë bursë


Kujtesë për studentët e kategorisë bursë, viti akademik 2024-2025 për të dorëzuar llogaritë bankare si më poshtë:

Sikurse jeni njoftuar edhe më parë pasi të keni verifikuar emrin tuaj në listë kliko këtu…, duhet të dorëzohet llogaria bankare e cila është e detyrueshme të jetë aktive vetëm në Raiffeissen Bank (për studentët e vitit të pare dhe të dytë) dhe OTP për studentët e vitit  të tretë. Para se të dorëzoni të dhënat bankare ju lutemi verifikoni edhe njëherë saktësinë e të dhënave.

Plotësoni formularin online duke ndjekur hapat që ju kërkohen: kliko këtu…

Nëse nuk jeni në listë dhe keni aplikuar me të gjitha dokumentat e nevojshme qëndroni në pritje të një njoftimi të tjetër deri në kthimin e një pergjigjeje të verifikimit të dokumentacionit.

Për më shumë informacion paraqituni pranë Degës sër Shërbimeve, zyra Nr. 118 (kati i 1), godina e FHF-së, ose kontaktoni në adresën vojsava.gjolena@fhf.edu.al


Shpërnda lajmin: