Njoftim administrativ për procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, viti akademik 2024-2025
Për të realizuar me efektivitet procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2024-2025, ju rikujtojmë edhe një herë sqarimet e mëposhtme:
Bazuar në: VKM nr.778, datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr.288, datë 21.05.2018 “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, (të ndryshuar), Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët kanë mesataren mbi 6 (gjashtë) dhe kanë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës (viti i II-të dhe i III-të), do të paguajnë 50% të tarifës, pra 15,000 lekë. Për studentët e vitit të I-rë do të merret parasysh lista e dërguar nga Qëndra e Shërbimeve Arsimore. Studentët që e kanë mesataren nën 6 (gjashtë) do të paguajnë tarifë të plotë, 30,000 lekë, bazuar në pikën 1/b të VKM së sipërcituar.
Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët i përkasin kategorive përjashtimore dhe janë me mesatare 9-10, sipas VKM nr. 779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit”, si dhe VKM nr.40, datë 23.01.2019 ” Për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të pare të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit” nuk do të kryejnë asnjë pagesë për tarifën e shkollimit të vitit akademik 2024-2025.
- Studentët e Ciklit të Dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) që i përkasin kategorive sociale në nevojë dhe janë me mesatare 9-10, të cilët përfitojnë 50 % ulje të tarifës së shkollimit do të paguajnë 30,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 37,500 lekë për studentët e Masterit Shkencor, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”.
- Studentët e Ciklit të dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e studentëve që përfitojnë ulje të tarifës, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë “, do të paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2024- 2025: 60,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 75,000 lekë për studentët e Masterit Shkencor.
- Studentët përfitues të “Fondit të Ekselencës’; sipas VKM nr.386, datë 01.06.2022 e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe programeve të studimit , që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e studentëve, që ndjekin këto programe në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, ndryshuar me VKM nr. 397, datë 29.06.2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr.386, datë 01.06.2022 të KM, , (sipas pikave 2 dhe 10 të VKM nr. 386, datë 01.06.2022), përjashtohen nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2024-2025.
- Studentët të cilët ndjekin një program të dytë, në bazë të Ligjit nr.80/2015, Neni 85 – Ndjekja e një programi të dytë studimi në IALP, pika 1, koston e tyre të studimit e përballojnë vetë. Nga ky rregull bëjnë përjashtim vetëm studentët e shkëlqyer, të përcaktuar të tillë sipas Rregullores së Universitetit të Tiranës.
Konkretisht, për vitin akademik 2024-2025, tarifat e shkollimit për programet e dyta janë:
- Cikli i Parë i studimit (Bachelor), për të gjitha programet e studimit 60,000 lekë;
- Cikli i Dytë i studimeve (Master Profesional), për të gjitha programet e studimit 72,000 lekë;
- Cikli i Dytë i studimeve (Master Shkencor), për të gjitha programet e studimit 90,000 lekë.
- Të gjithë studentët duhet të pajisen paraprakisht me faturën e arkëtimit, sipas Urdhrit Nr. 95, datë 11.11.2009 të Ministrisë së Financave, e cila pasi nënshkruhet nga Kryetarja e Degës së Financës, një kopje i dorëzohet studentit nga Dega e Shërbimeve për të kryer veprimet në banka të nivelit të dytë. Paraqitja e faturës tatimore është kusht i domosdoshëm për veprimet në bankat e nivelit të dytë. Pagesa mund të kryhet, sipas dëshirës së studentëve, edhe pranë zyrave të Postës Shqiptare sh. a.
*Afati përfundimtar. i kryerjes së pagesës së tarifës së shkollimit, do të jetë deri në fillimin e sezonit të provimeve të verës, dhe me pas në këtë sezon nuk do të paraqiten në procesverbalet e provimeve studentët, që nuk kanë shlyer detyrimet e pagesës për vitin akademik 2024-2025. *Studentët që nuk kanë shlyer detyrimin për tarifën e shkollimit të vitit akademik 2023-2024, nuk do të futen në procesverbalet e provimeve të sezonit dimëror në këtë vit akademik.
Për mandatet për kryerjen e pagesës sipas ciklit dhe vitit përkatës klikoni këtu…