Në kuadrin e Moduleve Jean Monnet vizitë studimore e studentëve në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Në kuadrin e Moduleve Jean Monnet që zbatohen në Departamentin e Historisë “Challenges of social dimensions of the European Integration Process in Albania” dhe “EU pathways to engagement in the Western Balkans” u zhvillua një vizitë studimore e studentëve në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të kuptuar në praktikë funksionimin e procesit të integrimit, strukturën e ministrisë dhe institucionet kryesore të përfshira në proces. Gjatë vizitës studentët u pritën nga Drejtoresha e BE znj. Admira Jorgji dhe Drejtori i Akademisë Diplomatike Z. Florian Nova. Znj. Jorgji mbajti një leksion mbi aspekte praktike të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, hapjen e kapitujve dhe ecurinë e mëtejshme të procesit. Rritja e bashkëpunimit mes universitetit dhe administratës publike u theksua si një aspekt shumë i rëndësishëm për të siguruar mbarëvajtjen dhe suksesin e procesit të integrimit dhe të ardhmen e Shqipërisë në BE.