Thirrje për pjesëmarrje Në Konferencën Ndërkombëtare: “Zonat e Mbrojtura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”
Më 6 dhjetor 2024, Departamenti i Gjeografisë pranë Universitetit të Tiranës zhvillon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Zonat e Mbrojtura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”. Të gjithë të interesuarit ne fushën e Gjeografisë dhe disiplina të përafërta me të janë të mirëpritur të aplikojnë për të marrë pjesë.
Zonat e Mbrojtura janë hapësira gjeografike të përcaktuara qartë dhe të menaxhuara nëpërmjet mjeteve ligjore për të arritur ruajtjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të natyrës dhe vlerave sociale e kulturore të lidhura me to. Aktualisht ka mbi 100.000 zona të mbrojtura në mbarë botën, duke mbuluar mbi 12% të sipërfaqes së tokës. Zonat e mbrojtura janë thelbësore për ruajtjen e biodiversitetit duke ofruar njëkohësisht edhe një mori përfitimesh ekonomike, sociale dhe kulturore për njerëzit. Për këtë arsye këto hapësira janë gurthemeli i strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së qëndrueshme të ekosistemeve natyrore. Ato monitorohen gjerësisht në vazhdimësi dhe mbështeten nga politika globale me qëllim për të frenuar humbjen e biodiversitetit si brenda kufijve të tyre ashtu edhe dhe të territoreve përreth. Janë pikërisht këto politika të cilat përbëjnë bazën orientuese të praktikave manaxhuese të këtyre zonave me qëllim përmbushjen e objektivave globale, siç është edhe objektivi i fundit për të shpallur zonë të mbrojtur 30% të sipërfaqes së Tokës, deri në vitin 2030. Për më shumë informacion klikoni materialin…