Hapet thirrja për aplikime për bursa në Universitetin e Bolonjës, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës


🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja përaplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie nëUniversitetin e Bolonjës në Itali, për stafin akademik me kohë tëplotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + KA171 për vitin akademik 2024-2025.

📌Llojet e mobilitetit:
▫️Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
📌Fushat e shkëmbimit:
▫️Kimi;
▫️Shkenca Politike;
▫️Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore.
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
▫️CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
▫️Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
▫️Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/ italiane, niveli B2);
▫️Vetëdeklarim (nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+, duke specifikuar universitetet dhe periudhat specifiketë mobiliteteve të mëparshme);
▫️Letër Ftese nga një koleg i Universitetit të Bolonjës (i njëjtë me fushën tuaj të mësimdhënies në UT);
▫️Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +.
ℹ️Afati për aplikim: 28 Qershor 2024
📎Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

😀Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!


Shpërnda lajmin: