Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin “Dunarea de Jos” në Galati, Rumani


📌Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin “Dunarea de Jos” në Galati, Rumani.

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor (sipas fushave të poshtëshënuara);
▫️Master (sipas fushave të poshtëshënuara);
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️Bachelor (1 semestër);
▫️Master (1 semestër);
📌Fushat e studimit:
▫️Histori dhe Arkeologji (vetëm për studentët Bachelor);
▫️Gjuhë angleze (për studentët Bachelor dhe Master);
▫️Ekonomiks (për studentët Bachelor dhe Master);
▫️Shkenca politike (vetëm për studentët Bachelor);
▫️Sociologji dhe studime kulturore (vetëm për studentët Bachelor);
▫️Adminstrim biznesi (për studentët Bachelor dhe Master);
▫️Drejtësi (për studentët Bachelor dhe Master);
▫️Kimi ushqimore (vetëm për studentët Bachelor);
👉Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresën: https://en.ugal.ro/…/undergraduate-and-master-studies
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV;
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Certifikatë e gjuhës angleze B1;
▫️Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫️CV;
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Diplomë bachelor;
▫️Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Certifikatë e gjuhës angleze B1;
▫️*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Dunarea de Jos lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
ℹ️Afati për aplikim: 18 Qershor 2024
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Shpërnda lajmin: