Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani.


🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin Dunarea De Jos Galati, Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. https://en.ugal.ro/

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
📌Fushat:
▫️Histori dhe Arkeologji;
▫️Gjuhë angleze;
▫️Ekonomiks;
▫️Shkenca politike;
▫️Sociologji dhe studime kulturore;
▫️Adminstrim biznesi;
▫️Drejtësi;
▫️Kimi ushqimore;
👉Për t’u njohur me katalogun e kurseve klikoni në adresën: https://en.ugal.ro/…/undergraduate-and-master-studies
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️5 + 2 ditë;
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensim ditor (140 Eur / ditë);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
📌Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
▫️CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Letër motivimi (në gjuhën angleze);
▫️Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
▫️Certifikata e gjuhës angleze B1;
▫️Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar mobilitetet e kryera, emrin e universitetit dhe periudhën e shkëmbimit);
▫️Plani i mobilitetit;
👉Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
*Plani i Mobilitetit për personelin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
ℹ️Afati për aplikim: 18 Qershor 2024.
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Shpërnda lajmin: