Në kuadër të Programit Horizon është hapur thirrja “ERA Talents”


Në kuadër të Programit Horizon është hapur thirrja “ERA Talents”, që synon të nxisë ndërveprimin në sektorët akademikë dhe joakademikë dhe të përmirësojë punësueshmërinë e talenteve në të gjithë sektorët e Kërkimit dhe Inovacionit.
Skema “ERA Talents” promovon bashkëpunimin ndërsektorial në Kërkim dhe Inovacion përmes shkëmbimit ndërsektorial të stafit duke mbështetur trajnimin dhe lëvizshmërinë e studiuesve, novatorëve dhe/ose talenteve të tjera duke u fokusuar në në vendet në zgjerim.

Projekt- propozimet duhet të kontribuojnë në ndikimet e pritshme të mëposhtme:

  • Reforma efektive institucionale në institucionet kërkimore në vendet në zgjerim;
  • Përdorimi më i mire i infrastrukturës ekzistuese kërkimore;
  • Talente të shkëlgyera të tërhequra në institucione dhe infrastruktura kërkimore;
  • Kthimi i “ikjes se trurit”;
  • Përmirësimi i lidhjeve dhe rritja e lëvizshmërisë midis akademisë dhe biznesit, veçanërisht duke tejkaluar barrierat sektoriale;
  • Qarkullim i lire i njohurive dhe ekspertizës në përputhje me prioritetet e ERA-s;
  • Përmirësimi i ekuilibrit gjinor dhe mundësive të barabarta.

Afati i fundit i aplikimit është 26 Shtator 2024

Për më shumë klikoni:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/topic-details/horizon-widera-2024-talents-03-01


Shpërnda lajmin: