Departamenti i Gjeografisë: Aktivitete shkencore “Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS) në Vendimarrje”


Në kuadër të javës së Promovimit të Gjeografisë dhe Ditës Ndërkombëtare të GIS, më 13 – 17 nëntor 2023, Departamenti i Gjeografisë – UT, organizon aktivitetin shkencor “Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS) në Vendimarrje”.

Përgjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete të ndryshme të cilat kanë në fokus promovimin e teknologjisë GIS/RS në vendimarrje.

Aktiviteti 1

Një nga prioritetet e zhvillimit në vend është edhe përfshirja e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, në arsimin parauniversitar si një portofol i rëndësishëm i brezit të ri në krijimin e aftësive të duhura dixhitale në fusha të ndryshme aplikimi. Qëllimi i aktivitetit të parë është të promovojë teknologjitë GIS/RS në nivele të ndryshme të arsimit me qëllim kryesor ekspozimin e studentëve ndaj teknologjive gjeohapësinore. Gjithashtu, rezultatet dhe konkluzionet e këtij aktiviteti synojnë të rritin ndërgjegjësimin  në lidhje me integrimin e GIS/RS në mësimdhënie dhe të nxënit në sistemin parauniversitar në Shqipëri, duke synuar t’u mësojë studentëve aftësitë e nevojshme teknologjike në tregun e sotëm botëror të punës

Aktiviteti 2

Ky aktivitet zhvillohet me studentë të Shkollës Doktorale dhe ka për qëllim thellimin e kontekstit hapësinor në kërkim shkencor, si dhe rritjen e aftësive në përdorimin e GIS dhe RS, në tema të ndryshme për fusha relevante zhvillimi në vend. Ky workshop është një qasje për aplikimin e analizave statistikore dhe gjeohapësinore për temat e kërkimit shkencor të studentëve në Shkollën Doktorale.

Aktiviteti 3

Aktiviteti i tretë, i dedikohet punimeve të studentëve të Masterit “GIS i Aplikuar” dhe lidhja e me tregun e punës. Ky workshop synon të realizojë shkëmbimin e njohurive dhe aftësive të ekspertëve të produkteve GIS, të cilat mund të zbatohen si metoda kërkimore shkencore në qeverisjen vendore dhe lokale, vendmarrje hapësinore etj;. Përmes referimeve ata do të paraqesin kërkimin e tyre shkencor dhe teknikat e tyre në GIS, të konceptuar me një spektër të gjerë dhe të lirë tematikash.

Aktiviteti 4

Përdorimi i Arc Gis Suervey në kërkimin shkencor në terren është fokusi i aktivitetit pasues të “Gis Day”.  Qëllimi i këtij aktiviteti është të aftësojë studentët në përdorimin e aplikacionit Suervey 124 në kërkimet në terren, si një aplikacion, gjurmues, monitories, raportues, mbledhës i të dhënave si dhe një mjedis shumë i mirë analitik për rezultatet e mbeldhura në terren. Duke përdorur aplikacionin celular Survey123, ekipet studentore në terren mund të kapin rezultatet e sondazhit me telefonat inteligjentë dhe tabletët e tyre. Të dhënat e marra janë menjëherë të disponueshme për analizë në ArcGIS për t’i ardhur në ndihmë vendimarrjes. Në fund të këtij aktiviteti, do të zhvillohet një analizë paraprake e të dhënave dhe rezultateve primare për t’u thelluar më tej në drejtime të ndryshme interesi brenda tematikës së të dhënave.

Aktiviteti 5

Aktiviteti përmbyllës, i javës dedikuar promovimit të teknologjisë GIS/RS në vendimarrje, organizohet nga Departamenti i Gjeografisë – UT në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me fokus “Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS) në Vendimarrje”. Ky aktivitet ka për qëllim të vendosë mardhënie të ngushta bashkëpunimi dhe sinergjie midis akademisë dhe aktorëve të vendimarjes lokale dhe qendrore përmes kërkimit shkencor dhe analizave gjeohapësinore ne terrenin e teknologjisë më të fundit të përpunimit të gjeoinformacionit që Departamenti i Gjeografisë ofron në drejtim të produkteve finale hartografike, imazherike, vizualizuese, në mbështetje të vendimarrjes me bazë lokacionin hapësior, në fusha relevante zhvillimi sikurse është energjia, përdorimi i tokës, mjedisi, etj.

Për agjendën e plotë klikoni këtu…



 

Shpërnda lajmin: