Shpallet fituesi për konkursin e zhvilluar për vendin e punës personel akademik të kategorisë “Asistent – Lektor”, në Departamentin e Gjuhësisë
Në zbatim të nenit 64 pika 1 e Ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 67, pika 7 e Statutit të Universitetit të Tiranës, mbështetur në kriteret e shpallura në Buletinin e Prokurimeve Publike Nr. 82, datë 02.10.2023, dhe në Vendimin nr. 4, datë 07.11.2023 të Komisionit ad hoc, bëjmë me dije se:
MS.c. Anxhela Lepuri, shpallet fituese për konkursin e zhvilluar për vendin e punës personel akademik të kategorisë “Asistent – Lektor”, në Departamentin e Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë, Universiteti i Tiranës.