Hapet thirrja për pjesëmarrje në shkollën verore të organizuar në kuadër të projektit Jean Monnet Module “ALPASEU”
Në kuadër të Modulit Jean Monnet ALPAsEU organizohet Shkolla Verore “Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, si kontribut për Integrim në BE”.
Në këtë Shkollë Verore, studentët do të kenë mundësi të njohin më thellë problemet dhe sfidat që shfaqen në menaxhimin e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë dhe praktikat më të mira të trajtimit të tyre në vendet e BE-së. Stafi trajnues do të ofrojë njohuri dhe ekspertizë në disiplina si: shkencat sociale, ekonomike, mjedisore dhe të teknologjisë SIG/RS, duke u dhënë mundësinë pjesëmarrësve për të kuptuar modelet bashkëkohore të menaxhimit të qëndrueshëm të ZM-ve, në përputhje me direktivat e BE-së.
Janë të ftuar të marrin pjesë studentët e programeve master në gjeografi dhe në shkencat e arfërta, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë.
Datat: 10-13 tetor 2023
Vendi: Shkolla Verore do të organizohet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe online.
Në përfundim të Shkollës Verore pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Ju mirëpresim!
ose