Projekti ERASMUS+: Aktivitete të mësimdhënies, trajnimit dhe vizitave në terren që realizuan në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Çek të Shkencave të Jetës në Pragë


Projekti ERASMUS+, EU project No.: 2022-1-CZ01-KA171-HED-000079730, është nënshkruar midis Universitetit Çek të Shkencave të Jetës në Pragë (ČZU, Republika Çeke) dhe Universitetit të Tiranës, (UT, Republika e Shqipërisë) për mobilitet të stafit akademik dhe studentëve për mësimdhënie dhe trajnim.

Ky është bashkëpunimi i parë ndërmjet Fakultetit të Agrobiologjisë, Ushqimit dhe Burimeve Natyrore, Departamenti i Agroekologjisë dhe Prodhimit Bimor të ČZU me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së.

Në kuadër të këtij projekti, në periudhën 23 gusht – 7 shtator, Prof. asoc. Dr. Vera Potopová dhe studenti PhD. Tudor Trifan, realizuan në Universitetin e Tiranës, Mobilitet të Stafit akademik për mësimdhënie dhe të Studentit për trajnim.

Gjatë këtij mobiliteti, disa nga aktivitetet kryesore të mësimdhënies, trajnimit dhe vizitave në terren që u kryen, ishin:

  • Takime midis Prof. asoc. Dr. Vera Potopová – Koordinatore kombëtare e projektit për Universitetin Çek të Shkencave të Jetës në Pragë (ČZU) me Prof. dr. Sabri Laçi – Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Prof. asoc. Dr. Sonila Papathimiu (mentor për studentin PhD. Tudor Trifan), për të diskutuar mbi mundësitë e ndërkombëtarizimit institucional të FHF-së dhe bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen.
  • Takime dhe diskutime në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë (IRO) në Rektorat, për të shpallur thirrjen për mobilitet Erasmus + të studentëve nga FHF/UT, për në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës në Pragë (ČZU).
  • Organizimi i ekspeditave dhe kërkimit në terren në vende të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin në fokus përdorimin e SIG-ut dhe mjeteve të tjera digjitale për të hartografuar monumente të natyrës dhe zona të përshtatshme për ekoturizëm në Shqipëri.
  • Udhëtim me anije në Parkun Kombëtar Detar Karaburun – Ishulli i Sazanit. Vizitë në Shpellën e me bukuri të rrallë natyrore të Haxhi Aliut, bregdetin mahnitës të Karaburunit dhe ishullin magjepsës të Sazanit.
  • Vizitë në Lagunën e Nartës, Ishullin e Zvërnecit dhe zonat e prodhimit të kripës në rajonin e Vlorës.
  • Vizitë studimore në Krujë, ku Prof. asoc. Dr. Vera Potopová dhe studenti PHD. Tudor Trifan u njohën me qytetin historik të Skënderbergut dhe Kalanë e Krujës, e cila ofron pamje mahnitëse të Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës, liqenit të Barunit dhe detit Adriatik.
  • Ky mobilitet ndikoi që ata të kenë një kuptim më të gjerë për diversitetin kulturor dhe ngjashmëritë midis dy vendeve.

Shpërnda lajmin: