Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit merr pjesë në takimin final të Projektit Fakespotting në Universitetin e Bolonjës në Itali


Anëtarë të grupit të punës të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit (DGK) morën pjesë në takimin final të projektit Fakespotting Eramus+ organizuar në Universitetin e Bolonjës në Itali, të cilët janë edhe partnerët drejtues të këtij projekti.

Projekti Fakespotting Erasmus +, ku Universiteti i Tiranës është aktiv përmes punës së Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, ka përgatitur një platformë trajnimi ndërkombëtare për të rinjtë dhe profesionistët e rinj lidhur me mirë-informimin, kanalet e informimit dhe komunikimit, me theks në kujdesin dhe luftën kundër dezinformimit dhe llojeve të manipulimit informativ. Vizitoni linkun e mëposhtëm për qasje në platformën e trainimit Fakespotting:

https://fakespottingproject.eu/

Kjo platformë ndërkombëtare është përfshirë tashmë në kurrikulat e programit Bachelor në Gazetari pranë DGK. Grupi i punës u drejtua nga Prof. Asoc. Dr. Mark Marku. Një seri trajnimesh me studentë të niveleve Bachelor dhe Master pranë DGK janë zhvilluar në muajt e fundit nga pedagogët e këtij departamenti.

Një fokus i veçantë i punës së projektit është përgatitja e kurrikulave shkencore në këtë fushë. Shumë shpejt një botim i përbashkët shkencor me kontributet e të gjithë partnerëve në projekt do të publikohet në gjuhën angleze dhe në gjuhët përkatëse. Grupi i punës për kërkimin dhe botimin shkencor u drejtua nga Akademik Prof. Dr. Artan Fuga.  

Në projektin Fakespotting marrin pjesë universitete dhe organizata nga Shqipëria. Italia, Spanja, Sllovakia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Për më shumë informacione vizitoni:

https://site.unibo.it/fakespotting-project/en

https://unitir.edu.al/eng/fakespotting/


Shpërnda lajmin: