AKKSHI: Thirrje për aplikime të përbashkëta kërkimore tekniko-shkencore mes Shqiperisë dhe Kosovës 2023-2025


🔔🔔🔔Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka shpallur raundin e dytë të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko- shkencore, mes Shqiperisë dhe Kosovës 2023-2025, në fushat prioritare, si më poshtë:
• Shkenca Sociale dhe Albanologjike;
• Sisteme Informatike dhe Teknologji ;
• Bujqësi dhe Bioteknologji;
• Uji dhe Energjia;
• Biodiversiteti dhe Mjedisi;
• Shëndetesia.
Afati i fundit per aplikim për AKKSHI është data 25.06.2023. Duke qenë se i gjithë dokumentacioni do të përcillet drejt AKKSHI sipas formatit të kërkuar, pas firmosjes nga Rektori i UT dhe ka një procedurë administrative të rishikimit te tij, si edhe në mënyrë që të arrihet afati i përcaktuar për aplikim nga AKKSHI, kërkohet që dokumentacioni i projekt-propozimit të përcillet i plotë paraprakisht në Rektorat brenda datës 19.06.2023
Informacion më të detajuar lidhur me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim gjeni ne linkun:
http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/Thirrja_Shqiperi_Kosove_2023-2025.pdf
Inkurajojmë kërkuesit shkencor që të aplikojnë me prqjekt- propozimet e tyre në këtë thirrje.


 

Shpërnda lajmin: