Bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Ljubljanës, në Slloveni


🔔🇸🇮Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Ljubljanës, në Slloveni, për vitin akademik 2023-2024.

📌Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Ljubljanës, në Slloveni në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për vitin akademik 2023-2024.
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;
▫️Master;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️10 muaj;
📌Fushat e studimit:
▫️Studime sociale dhe kulturore;
📌Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit klikoni:
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
📌Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
📎Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze/italiane);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj;
▫️Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫️CV (në gjuhën angleze);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Diplomë e nivelit Bachelor;
▫️Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj;
▫️Learning Agreement;
Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
ℹ️Afati për aplikim: 04 Maj 2023
📎Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!


Shpërnda lajmin: