Erasmus+: Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Akdeniz, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023


📌Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për trajnim për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Akdeniz, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për Traineeship;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️2 muaj;
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
📎Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze/turke);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
▫️Letër motivimi (në gjuhën angleze / turke);
▫️Certifikata e gjuhës së huaj;
▫️Dokumenti Learning Agreement për Traineeship:
📎Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫️CV (në gjuhën angleze / turke);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
▫️Diplomë e nivelit Bachelor;
▫️Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
▫️Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze/turke;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj;
▫️Dokumenti Learning Agreement për Traineeship:
📎Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
ℹ️Afati për aplikim: 21 Prill 2023
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
😀 Suksese në aplikimin tuaj!

Shpërnda lajmin: