Erasmus+: Është hapur thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Masaryk, Republika Çeke
🔈🇨🇿Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Masaryk, Republika Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.
📌Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Masaryk, Republika Çeke, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.
https://czs.muni.cz/cs/
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;
▫️Master;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️Bachelor (1 semestër);
▫️Master (1 semestër);
📌Fushat e studimit:
👉Për më shumë informacion mbi katalogun e kurseve për studentët referohuni linkut:
https://czs.muni.cz/…/international…/course-catalogue
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (800 Euro në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
📎Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);
*Në mungesë të Certifikatës së Gjuhës së Huaj, studenti mund të dorëzojë një deklaratë për njohjen e gjuhës së huaj, sipas formatit të universitetit pritës:
https://czs.muni.cz/…/language_proficiency_report.pdf ▫️
Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫️CV (në gjuhën angleze);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Diplomë e nivelit Bachelor;
▫️Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);
*Në mungesë të Certifikatës së Gjuhës së Huaj, studenti mund të dorëzojë një deklaratë për njohjen e gjuhës së huaj, sipas formatit të universitetit pritës:
https://czs.muni.cz/…/language_proficiency_report.pdf ▫️
Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Masaryk lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
ℹ️Afati për aplikim: 24 Prill 2023
📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
😃Suksese në aplikimin tuaj!