Thirrje për aplikim për modulin Jean Monnet “ALPAsEU”


ALPAsEU është Moduli i ri Jean Monnet, i shpallur fitues në thirrjen ERASMUS-JMO-2022-MODULE, që do të zbatohet në FHF të UT-së nga grupi fitues, nën drejtimin e Prof. asoc. dr. Sonila PAPATHIMIU, Koordinatore e projektit.
Moduli do të zhvillohet në formën e një kursi, ku do të ndërthuren njohuri nga shkencat sociale, ekonomike, mjedisore dhe të teknologjisë SIG/RS. Studentëve dhe të interesuarve të tjerë do t’u ofrohen njohuri dhe modele bashkëkohore të menaxhimit të qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, në përputhje me direktivat e BE-së.
Studentët e programeve master në gjeografi dhe në shkencat e arfërta, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë për thellimin e njohurive në fushat e lartpërmendura të studimit, ftohen të aplikojnë këtu…
Periudha: Mars-Maj 2023
Vendi: Moduli do të ofrohet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe online.

P.s. Do të kenë përparësi studentët e diplomuar ose janë në vitet fundore të programeve master dhe doktorantët në proces.

Në aplikim kërkohet të ngarkohen:

1. CV-ja (deri në dy faqe A4, në formatin pdf.).
2. Letër motivimin për ndjekjen e Modulin_ALPAsEU (deri në ½ faqe në formatin pdf.)

Në përfundim të modulit pjesëmarrësit do të pajiseni me certifikatë.

Suksese!


 

Shpërnda lajmin: