Leksion i hapur me temë “Korniza sintaksore gjatë prodhimit të gjuhës”


Më 01 shkurt 2023, studentët e vitit të parë, të degës Gjuhë-letërsi patën rastin të ndiqnin leksionin e hapur me temë “Korniza sintaksore gjatë prodhimit të gjuhës”. I ftuar për këtë leksion qe një prej studiuesve më në zë në Kosovë, Prof. dr. Rrahman Paçarizi. Profesor Paçarizi ligjëron në Departamentin e Gjuhës shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Leksioni i hapur u zhvillua në kuadër të lëndës “Psikolinguistikë”, nën kujdesin e Zëvendësdekanes Dr. Elsa Skënderi. Organizime të tilla janë në vazhdën e aktiviteteve që Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë organizon për të pasuruar përvojat e studentëve në auditor dhe po ashtu në të mirë të përforcimit të bashkëpunimit ndëruniversitar mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës.


Shpërnda lajmin: