ALPAsEU: Moduli i ri Jean Monnet që do të zbatohet në FHF


ALPAsEU është Moduli i ri Jean Monnet, i shpallur fitues në thirrjen ERASMUS-JMO-2022-MODULE, që do të zbatohet në FHF të UT-së nga grupi fitues, nën drejtimin e Prof. asoc. dr. Sonila PAPATHIMIU, Koordinatore e projektit.

Moduli do të zhvillohet në formën e një kursi, ku do të ndërthuren njohuri nga shkencat mjedisore, shoqërore, ekonomike dhe teknologjia SIG/RS. Studentëve dhe të interesuarve të tjerë do t’u ofrohen njohuri dhe modele bashkëkohore të menaxhimit të qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, në përputhje me direktivat e BE-së. Gjithashtu, do të realizohen tri shkolla verore me të njëjtën tematikë.

Objektivat kryesore:

  1. Pajisja e pjesëmarrësve me njohuri shumëdisiplinore, mjete dhe metodologji efikase, me qëllim aftësimin e tyre për zbatimin e njohurive teorike në praktikën menaxhuese, në kuadër të Marrëveshjes së Gjelbër dhe të procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE.
  2. Modernizimi dhe rritja e cilësisë së programeve Master në FHF, duke përdorur teknologjinë e të dhënave gjeo-hapësinore digjitale (SIG/RS) në zgjidhjen e problemeve reale që hasen gjatë procesit të menaxhimit të ZM.
  3. Ofrimi i njohurive dhe aftësive aplikative, sipas standardeve të BE-së, Direktivave Mjedisore dhe dhe normave të Zonave të Mbrojtura.
  4. Inkurajimi i studentëve, specialistëve, mediave dhe studiuesve për t’u përfshirë në debatin mbi çështjet mjedisore, sociale dhe ekonomike të ZM-ve shqiptare dhe europiane.

Për më shumë informacion klikoni këtu…


 

Shpërnda lajmin: