Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Gjeografia dhe Zhvillimi 110 Vjet Shtet Shqiptar”


Tiranë, 16-17 Nëntor 2022

Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Tiranës organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull “Gjeografia dhe Zhvillimi: 110 vjet shtet shqiptar”. Shkenca e Gjeografisë, si në aspektin fizik, human apo regjional, ka një ndikim të rëndësishëm në proceset zhvillimore të një shteti. Marrëdhënia komplekse midis Gjeografisë dhe Zhvillimit, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në fokus të studimeve të ndryshme shkencore. Studimet gjeografike i kushtojnë rëndësi modeleve hapësinore të zhvillimit dhe identifikimit të karakteristikave për përcaktimin e nivelit të tij duke analizuar faktorët ekonomik, politik dhe shoqëror. Në këtë kontekst, vetë zhvillimi analizohet në një dimension më të gjerë, që i referohet përdorimit sa më të mirë të burimeve fizike dhe humane të një vendi nëpërmjet veprimeve të bashkërenduara dhe të planifikuara. Konferenca synon të sjellë kontribute të vlefshme në identifikimin, analizimin, nxjerrjen e përfundimeve dhe dhënien e sugjerimeve për çështje që lidhen me zhvillimin e Shqipërisë në 110 vitet e ekzistencës së tij si shtet dhe prespektivën për të ardhmen. Vend të rëndësishëm në Konferencë do të zënë studimet mbi modelet hapësinore të zhvillimit ekonomik, shoqëror, mjedisor, pabarazitë e zhvillimit, përqendrimet urbane, industriale, zhvillimi i hapësirave turistike, parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatueshmëria e tyre etj. Konferenca e këtij viti do të vazhdojë traditën e konferencave të mëparshme të organizuara nga Departamenti i Gjeografisë dhe ngjarjeve të tjera shkencore, për të konfirmuar rolin e padiskutueshëm të Gjeografisë në zgjidhjen e çështjeve të shumta e komplekse të zhvillimit të vendit dhe më gjerë. Kjo Konferencë, duke qenë se zhvillohet në 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë do t’i kushtojë vëmende të veçantë edhe aspektit historik të zhvillimit të vendit, kontributit të gjeografëve ndër vite, studiuesve të shquar etj.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Gjeografia dhe Zhvillimi: 110 vjet shtet shqiptar” ka si qëllim ofrimin e mundësisë për nxitjen e diskutimeve dhe debatit shkencor midis pedagogëve, kërkuesve shkencorë, specialistëve dhe studentëve të interesuar për të sjellë kontributin e tyre në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit tonë në këta 110 vjet, në identifikimin e modeleve, problematikave, mundësive dhe sfidave të së ardhmes.

Fushat kërkimore studimeve që do të paraqiten në konferencëmbështeten në të gjitha dimensionet e ekspertizës gjeografike: fizike, mjedisore, shoqërore dhe ekonomike. Ato lidhen me tematikat e sugjeruara si më poshtë, ndërkohë që Bordi Shkencor i Konferencës mbetet i hapur për sugjerime të tjera të bazuara në argumente shkencore, dhe ndërkohë që Konferenca mirëpret çdo këndvështrim shkencor nga fusha të afërta ose komplementare me Gjeografinë.

Nëse do të shihet e nevojshme, konferenca mund të zhvillohet në mënyrën hybrid (online dhe në auditor), duke mundësuar tejkalimin e çdo pengese hapësinore për pjesëmarrjen e kolegëve kërkues shkencorë.

Fushat e sugjeruara kërkimore:

  • Zhvillimet e popullsissë dhe elementëve të saj në Shqipëri dhe më gjerë në rajon
  • Lëvizjet migruese dhe efektet e tyre në Shqipëri dhe më gjerë në rajon
  • Ndryshimi dhe transformimi i hapësirave sociogjeografike
  • Tiparet e evolucionit të vendbanimeve në trojet e banuara nga shqiptarët
  • Evolucioni i mjedisit dhe peizazhit në Shqipëri dhe më gjerë në rajon
  • Progresi për objektivat e zhvillimit të qendrueshëm
  • Çështje të rajonizimit dhe vendi i gjeografisë në proces
  • Edukimi gjeografik në funksion të ndërgjegjësimit qytetar
  • SIG dhe analiza e zhvillimeve në territor
  • Statistika në funksion të studimeve gjeografike
  • Dinamika e hapësirës rurale dhe urbane në Shqipëri dhe në trojet e banuara nga shqiptarët
  • Studimet gjeografike dhe digjitalizimi
  • Përqendrimet industriale në Shqipëri dhe faktorët lokacionalë në aspektin historik
  • Transformimi i hapësirave bregdetare dhe perspektiva e tyre
  • Kontributi i studiuesve të shquar në studimet gjeografike për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Veprimtaria humane dhe ndikimet në mjedis në hapësirën gjeografike të trojeve shqiptare
  • Ndryshimet në biodiversitet gjatë periudhave të ndryshme kohore në trojet shqiptare
  • Investimet e mëdha infrastrukturore dhe ndikimi i tyre ekonomik dhe mjedisor
  • Kushtet fiziko-gjeografike dhe impakti i tyre në zhvillimet hapësinore
  • Turizmi dhe dinamikat e tij në Shqipëri dhe në trojet e banuara nga shqiptarët
  • Gjeografi dhe planifikimi i territorit

Organizator

Departamenti i Gjeografisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Bordi Shkencor:

Prof.dr. Romeo Hanxhari                         Kryetar Prof. dr. Sabri Laçi

Prof. dr. Sokol Axhemi

Prof. dr. Resul Hamiti

Prof. dr. Pal Nikolli

Prof. dr. Bilal Draçi

Prof. dr. Dhimitër Doka

Prof. dr. Merita Dollma

Dr. Nail Draga

Bordi Ekzekutiv:

Prof.as.dr. Sonila Papathimiu                       Kryetare Prof.as.dr. Sonila Xhafa

Prof.as.dr. Merita Karaguni

Prof.as.dr. Jostina Dhimitri

Doc.Dr. Albana Kosovrasti

Doc.Dr. Arben Belba

PhD. Erka Caro

PhD. Enkela Begu

PhD. Edlira Kola

Dr. Andri Hoxha

MSc. Ornela Hasrama

MSc. Endrit Sallja

MSc. Dritan Lloci

MSc. Xhulia Bygjymi, Sekretare e Konferencës

Data të rëndësishme:

Dërgimi i abstrakteve: 26 qershor 2022

Njoftim për pranimin/ripunimin e abstrakteve: 3 korrik 2022

Ridërgim eventual i abstrakteve të ripunuara: 11 korrik 2022

Zhvillimi i Konferencës: 16-17 Nëntor 2022

Rregullat e pjesëmarrjes

Çdo autor mund të paraqesë vetëm një punim si autor i parë ose i vetëm, por mund të jetë bashkëautor edhe në një punim tjetër.

Çdo punim duhet të destinohet ose për seancën e prezantimeve ose për seancën e posterave. Autorët e seancës së prezantimeve orale duhet të jenë të paktën me titull Doktor i Shkencave ose Doktorant në proces. Ndërsa për autorët me titull MA dhe MSc do të ketë një seancë posterash.

Standardet e shkrimit të abstrakteve

Abstrakti duhet të respektojë këto rregulla:

  • Titulli i kumtesës të shkruhet me gërma
  • Poshtë titullit të shkruhet emri i autorit/ëve, institucioni i punës dhe adresa e e-mailit për çdo autor.
  • Abstrakti duhet të jetë 250-300 fjalë
  • Abstrakti të punohet me shkrimin TNR12, hapësirë 1, justified
  • Duhet të shoqërohet me 5-8 fjalë kyçe në fund
  • Abstrakti duhet të paraqitet edhe në gjuhën angleze

Abstraktet duhet të dërgohen në formatin Word, si dokument i bashkëngjitur, në adresën e email-it: gjeo.konferenca@fhf.edu.al

P.s. Lutemi të respektoni afatet kohore dhe standardet e shkrimit të abstrakteve.


 

Shpërnda lajmin: