Ceremonia e certifikimit të studentëve pjesëmarrës në “Javën e Këshillimit të Karrierës”


Sot, më 17 maj 2022, u mbajt Ceremonia e certifikimit të studentëve pjesëmarrës në “Javën e Këshillimit të Karrierës”. Të pranishëm në këtë ceremoni qenë Zv/dekania për marrëdhëniet me studentët, Dr. Elsa Skënderi, Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Prof.as. Mark Marku dhe Znj. Blerina Gega, Përgjegjëse e Zyrës së Këshillimit të Karrierës në FHF.

Gjatë Javës së Këshillimit të Karrierës, 110 studentë u trajnuan nga 10 lektorë të ftuar, shqiptarë e të huaj, profesionistë të mirënjohur të Këshillimit të Karrierës, Burimeve Njerëzore dhe njohës të tregut të punës.
Në fjalën e saj, zëvendësdekania Skënderi përgëzoi studentët për përkushtimin e tyre gjatë kësaj jave të rëndësishme për karrierën e tyre dhe shprehu zotimin e Dekanit Prof. dr. Sabri Laçi dhe të të gjithë Dekanatit për të ofruar sa më tepër aktivitete të kësaj natyre, që e lehtësojnë integrimin e studentëve në tregun e punës.
Po ashtu, Dr. Skënderi falënderoi stafin ndihmës dhe në mënyrë të veçantë Përgjegjësen e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, znj. Blerina Gega, për kontributin e dhënë për organizimin dhe mbarëvajtjen e Javës së Këshillimit të Karrierës.


Shpërnda lajmin: