Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit: vend pune vakant për personel akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Asistent – Lektor”
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune vakant për personel akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Asistent – Lektor”, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:
- Kritere të përgjithshme:
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të kenë përfunduar studimet universitare të nivelit të parë Bachelor dhe të ciklit të dytë Master i Shkencave ose diploma të barasvlershme me to, në degën Gazetari dhe Komunikim;
- Nota mesatare për studimet universitare të nivelit të parë bachelor duhet të jetë mbi 9.5 (nëntë pikë pesë).
- Nota mesatare për studimet universitare të nivelit të dytë Master i Shkencave ose ajo e diplomave të barazvlefshme me të, duhet të jetë gjithashtu mbi 9.5 (nëntë pikë pesë);
- Të zotërojnë me dëshmi një nga pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian: angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle.
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës, për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
- Kriteret e veçanta
- Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit.
- Preferohen të kenë përvojë pune të dëshmuar në media mbi 3 (tre) vjet;
- Preferohen të kenë pjesëmarrje në aktivitete shkencore dhe kualifikime në fushën e medias dhe komunikimit brenda dhe jashtë vendit;
- Preferohen të kenë njohuri në fushën e gazetarisë televizive, multimedias dhe teknologjive të reja të reja të komunikimit dhe mundësisht kontribute gazetareske publikuar në këto drejtime;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomat e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Listë notash të diplomave përkatëse (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi (fotokopje të noterizuara) pjesëmarrjeje në konferenca, seminare, workshop-e etj.
- Të kenë të paktën 2 (dy) referenca nga profesorët e fushave përkatëse;
- Dëshmi penaliteti;
- Dëshmi (fotokopje e noterizuar) e zotërimit të gjuhës së huaj;
- Certifikatë (fotokopje e noterizuar) e aftësive të përdorimit të programeve kompjuterike;
- Raport mjekësor për aftësi në punë;
- Kopje të librezës së punës.
Dokumentet pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së, nga data 07.03.2022 – 14.03.2022. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë. Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.