Departamenti i Gjeografisë në Ditën Ndërkombëtare të GIS


Në Ditën Ndërkombëtare të GIS, më 17 Nëntor 2021, Departamenti i Gjeografisë, nën kujdesin e Prof. Asoc. Dr. Sonila Xhafa dhe PhD. Enkela Begu, realizoi me sukses workshopin më temë “GIS in Geosciences. Geography students in action” . Një nga qëllimet e këtij aktiviteti ishte promovimi i punës kërkimore shkencore të studentëve Master GIS i Aplikuar, dhe lidhja e tyre me tregun e punës, me qëllim që punëdhënësit potencialë të interesuar, të njihen me kapacitetet njerëzore dhe shkencore të studentëve.

Aktiviteti u mbyll suksesshëm me prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë të GIS, pjesë e institucioneve akademike apo qendrave kërkimore, dhe referimeve të shumta të studentëve të Departamentit të Gjeografisë. Në përfundim të këtij workshopi, u shkëmbyen kontaktet e studentëve më të mirë për të konkretizuar mundësitë e tyre për punësim pranë kompanisë GDI (përfaqësuese e Shqipërisë në rrjetin ndërkombëtar ESRI).

Në vijim u hartua edhe një program bashkëpunimi në fushën e GIS me GDI, në drejtim të përfshirjes në projekte të përbashkëta, përkatësisht në përdorimin e GIS në qëverisje lokale dhe vendore, organizim trajnimesh dhe praktikash mësimore, shkëmbim të materialeve didaktike dhe softeve të tjera GIS me qëllim rritjen e profesionale dhe didaktike në MASTER GIS I APLIKUAR.


Shpërnda lajmin: