Departamenti i Gjeografisë organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Ndryshime gjeografike përgjatë pandemisë Covid-19”


 

 

 

 

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PJESËMARRJE

NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “NDRYSHIME GJEOGRAFIKE PËRGJATË PANDEMISË COVID-19”

TIRANË, 16-17 DHJETOR 2021

Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Tiranës organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull “Ndryshime gjeografike përgjatë pandemisë Covid-19”. Pandemia Covid-19 ndikoi dhe po ndikon gjerësisht në të gjitha dimensionet dhe hapësirat gjeografike, duke u shoqëruar me ndryshime në mënyrën e jetesës, në ndërveprimet me mjedisin natyror dhe antropik gjeografik, në aktivitetet humane, në standardet dhe mënyrën e vendimmarrjeve hapësinore, duke sjellë si pasojë efekte shumëplanëshe të paprecedenta që kanë nevojë të studiohen dhe të evidentohen. Kjo konferencë synon të sjellë kontribut të tillë në drejtim të identifikimit, analizimit dhe nxjerrjes së përfundimeve dhe rekomandimeve të vlefshme mbi çështje të ndryshme të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm në vend por dhe më gjerë, përmes shembujsh, praktikash, modelesh, të lidhura ngushtësisht me parimet e qëndrueshmërisë në aspektin ekonomik, social e mjedisor, të integruara me sfidat e reja që përcjell situata e pandemisë COVID 19. Konferenca që do të mbahet është në vazhdën e konferencave dhe eventeve të tjera shkencore të mëparshme, të cilat kanë vendosur në qendër të tyre zhvillimin e qëndrueshëm, rolin e gjeografit në evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve të shumta me karakter social e mjedisor apo ekonomik, problematikave të organizimit të territorit dhe zhvillimit të tij etj. Kjo Konferencë përbën edhe inisiativën e parë në nivel institucional për kërkimin gjeografik në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe post-pandemisë, si një përpjekje për të gjeneruar produkte si rezultat i kontributeve multidisiplinare dhe analizave të integruara. Organizimi i një konference të tillë premton një këndvështrim origjinal, me substrat të mirëfilltë gjeografik, në përpjekje për të zbërthyer dhe studiuar në thellësi veçoritë, potencialet, dinamikat dhe sfidat që presin zhvillimin e vendit në të ardhmen e afërt edhe në kontekstin post-Covid 19.

Konferenca shkencore “Ndryshime gjeografike përgjatë pandemisë Covid-19 synon të sigurojë një mundësi për diskutime shkencore midis pedagogëve, kërkuesve shkencorë, specialistëve dhe studentëve të interesuar në debatin gjeografik me qëllim zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Fushat kërkimore të studimeve të konferencës mbështeten në të gjitha dimensionet e ekspertizës gjeografike: fizike, mjedisore e humane, në këndveshtrime gjeohapësinore lokale, rajonale dhe globale. Ato lidhen me tematikat e sugjeruara si më poshtë, ndërkohë që Komiteti Shkencor i Konferencës mbetet i hapur për sugjerime të tjera të bazuara në argumente shkencore. Konferenca mirëpret cdo këndvështrim shkencor nga fusha të përafërta me Gjeografinë. Konferenca do të zhvillohet në modalitet hybrid (online dhe në auditor), duke mundësuar tejkaklimin e cdo pengese hapësinore për pjesëmarrjen e kolegëve kërkues shkencorë.

Fushat kërkimore:

  • Diferencime hapësinore, prioritete dhe problematika në degët dhe strukturën e ekonomisë
  • Prirje dhe diferencime në treguesit demografikë dhe ata social-ekonomikë gjatë pandemisë Covid-19
  • Komunitetet – mënyra e jetesës dhe mirëqenia sociale në kontekste të ndryshme hapësinore gjatë pandemisë Covid-19
  • Hapësirat funksionale (turistike, industriale, zona të mbrojtura, etj) dhe menaxhimi i tyre gjatë dhe pas pandemisë Covid -19
  • Tendenca në planifikimin e territorit si reflektim ndaj zhvillimeve gjatë pandemisë Covid-19
  • Pandemia Covid-19 dhe efekti në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Mjedisi dhe zhvillimet nën ndikimin e pandemisë covid-19.
  • Biodiversiteti dhe efektet e pandemisë Covid-19
  • Ndikimet klimatike dhe efektet në shpërndarjen e pandemisë COVID-19
  • Analiza hapësinore dhe GIS në studimin e pandemisë së Covid-19
  • Mësimdhenia dhe nxënia e gjeografisë gjatë pandemisë dhe aktualiteti
  • Pandemia Covid-19 dhe efektet e tij në edukimin e mësuesve

Organizatorët

Departamenti i Gjeografisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Bordi Shkencor:

  • Prof. dr. Romeo Hanxhari, Kryetar
  • Prof. dr. Sabri Laci
  • Prof. dr. Pal Nikolli
  • Prof. dr. Sokol Axhemi
  • Prof. dr. Dhimiter Doka
  • Prof. dr. Bilal Draci
  • Prof. dr. Merita Dollma
  • Prof. asoc. dr. Sonila Papathimiu
  • Prof. asoc. dr. Merita Koka Karaguni
  • Prof. asoc. dr. Sonila Xhafa
  • Prof. asoc. dr. Jostina Dhimitri
  • PhD. Erka Caro
  • PhD. Enkela Begu
  • PhD. Edlira Kola

Bordi Ekzekutiv:

  • Prof. asoc. dr. Jostina Dhimitri, Kryetare
  • Prof. asoc. dr. Sonila Papathimiu
  • Prof. asoc. dr. Merita Koka Karaguni
  • Prof. asoc. dr. Sonila Xhafa
  • PhD. Erka Caro
  • PhD. Enkela Begu
  • PhD. Edlira Kola
  • Doc. Dr. Albana Kosovrasti
  • Doc. Dr.Arben Belba
  • Dr. Andri Hoxha
  • MSc. Ornela Hasrama
  • MSc. Endrit Sallja
  • MSc. Xhulia Bygjymi, Sekretare e Konferencës

Datat e rëndësishme:

Dërgim i abstrakteve: deri në 19 nëntor 2021

Njoftim për pranimin/refuzimin e abstrakteve: deri në 24 nëntor 2021 Ridërgim eventual i abstrakteve të ripunuara: deri në 26 nëntor 2021

Zhvillimi i Konferencës në modalitet hybrid (online dhe në auditor): 16-17 dhjetor 2021 Dërgimi i punimit të plotë: deri në Mars 2022

Redaktimi i punimeve të plota: Mars – Prill 2022 Botimi i punimeve të plota: Maj 2022

Standardet e shkrimit të abstrakteve

Titulli i kumtesës të shkruhet me gërma kapitale. Poshtë tij të shkruhet emri i autorit/ëve, institucioni i punës dhe adresa e e-mailit për çdo autor. Abstrakti duhet të përmbajë rregullat bazë:

  • deri në 250-300 fjalë, me shkrim TNR 12, hapësirë 1, justified
  • duhet të shoqërohet me 5-8 fjalë kyçe në fund
  • duhet të paraqitet në gjuhën shqipe dhe angleze

Abstraktet duhet të dërgohen në formatin word, të bashkëngjitura në adresën e email-it: gjeo.konferenca@fhf.edu.al

Shpërnda lajmin: