FHF ju uron të gjithëve një vit akademik të mbarë!


Stafi akademik dhe ndihmësakademik i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë organizoi takime prezantuese me studentët e vitit të parë (bachelor), për t’iu uruar atyre mirësardhjen në degët përkatëse të studimit.

Në këto takime mori pjesë edhe Dekani, Prof. dr. Sabri Laçi dhe zëvendësdekanët e Fakultetit.

Profesor Laçi i përgëzoi studentët për zgjedhjen e tyre dhe iu garantoi atyre se stafi akademik i FHF-së është një staf elitar, me formim profesional të spikatur dhe gjithnjë i gatshëm për të bashkëpunuar me studentët. Po ashtu stafi ndihmës është i përkushtuar dhe i angazhuar për mbarëvajtjen e punëve në Fakultet.

Gjithashtu, Dekani përgëzoi stafin akademik për arritjet e derimëtanishme dhe e inkurajoi atë për t’u mobilizuar për përballimin e këtij viti akademik me gjithë sfidat e shumta që paraqet.

Gjatë takimeve u soll në vëmendje të stafit dhe të studentëve rëndësia e respektimit të protokollit të masave për mbrojtjen ndaj COVID-19.


Shpërnda lajmin: